Një grua gjermane vrau 5 nga 6 fëmijët e saj për shkak se burri i saj kishte zënë të dashur të re.
28-vjeçarja Christiane K mbyti në vaskë fëmijët e moshës 1 deri në 8 vjeç, pasi i helmoi fillimisht mëngjesin që u kishte përgatitur. Ngjarja ndodhi në Solingen, shtatorin e kaluar. Sot, gruaja doli përpara gjykatës, por nuk foli dhe nuk pritet që të dëshmojë.
Nëna ka pretenduar se fëmijët ia vrau një person i maskuar, që i hyri në shtëpi. Por, hetuesit nuk gjetën asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim të saj.
Madje, gruaja tentoi edhe vetëvrasjen duke u hedhur në shinat e trenit në Stacionin Qendror të Dyzeldorfit, por u shpëtuar nga disa persona.
“Horrori” ne shqip do te thot shkrues horr the injorance kulturore gazetareske
Ne se nuk di shqip mos shkruaj ne nje gazete shqipetare ose meso dhe shkruaj
Pupupupu çfare kafshe!
– Çfare perbindshi! Çfare monstre!
Ta kishte bere ndonje shqiptare?! – gjithe Europa do ngrihesh ne kembe bashke me te tjere shqipfoles te peshtire..