Rusia po përpiqet të gëlltisë Bjellorusinë

14 Qershor 2021, 19:25Bota TEMA

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda ka deklaruar gjatë samitit të fundit të NATO-s, se Rusia po përpqiet të gëlltisë Bjellorusinë.

“Bjellorusia po humbet elementët e fundit të pavarësisë dhe këto prirje janë shumë të rrezikshme.

Do të prisja që presidenti amerikan Biden të dërgojë një mesazh të qartë rreth vendosmërisë  dhe unitetit të NATO-s dhe se do të reagojë me mesazhe shumë të qarta për atë që po ndodh”, është shprehur ai.

Paralajmërimi vjen ndërkohë që Rusia është bërë vendi garant për pushtetit e presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, i mbërthyer në një krizë politike së fundmi për shkak të protestave të opozitës së mbështetur nga Perëndimi.

Eksperimenti i bashkimit të dy vendeve po ecën shpejt dhe Moska po e cilëson atë si unifikim, duke riqepur kështu copat e shkëputura nga Rusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Një shenjë e qartë kjo se Europa nuk krijoi dot narrativë dhe as pol tërheqës krahasuar me Kremlinin duke humbur kështu një mundësi historike për të ripërcaktuar gjeopolitikën e kontinentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje