“Nuk mund të marr frymë”, pezullohen 4 policë në Kaliforni

14 Qershor 2021, 09:51Bota TEMA

4 agjentë policie në Kaliforni u pezulluan nga detyra pasi u filmuan ndërsa dhunonin ashpër një adoleshent, i cili dyshohej për disa vjedhje në Los Angeles.

Në video shfaqen efektivët e veshur civilë që qëllojnë të riunë dhe një tjetër i veshur me uniformë që e gjuan me shkelm në fytyrë.

Sipas mediave amerikane, adoleshenti përsëriste pa pushim fjalët “nuk po marr dot frymë” të njëjtat që thoshte George Floyd përpara se të humbte jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje