Marrëveshja për bashkëqeverisje të partive Yamina dhe Yesh Atid në Izrael, i dha fund pushtetit të Netanyahu pas 12 vitesh, dhe i dha vendit të Lindjes së Mesme një kryeministër të ri.
Por kush është Naftali Bennett, lideri i partisë së djathtë Yamina?
Bennett ka qenë me vite një aleat solid i ish-kryeministrit Netanyahu. Ish-komando, shumë afër qarqeve lobuese në Shtetet e Bashkuara falë së kaluarës së tij.
Ai ka qenë një sipërmarrës tejet i suksesshëm në fushën e teknologjisë së lartë. Produktet e tij në fushën e sigurisë kompjuterike i mundësuan transferimin në Nju Jork për disa vite, ku shiti kompaninë e tij për 140 milionë dollarë.
Bennett ka qenë një mbështetës i hershëm i kolonive hebraike në territorin e pushtuar, si dhe kundërshtar po aq i fortë i krijimit të një shteti palestinez.
Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive, Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në 1967 një pjesë kryesore të platformës politike.
Koalicioni i Bennett me ish-gazetarin Yair Lapid duket i çuditshëm, në shikim të parë. Yamina i drejtohet pjesës më fetare të elektoratit, ndërkohë që Yesh Atid shtresës së mesme me qasje perëndimore, por gjithçka duket e harruar në funksion të kompromisit politik që si objektiv madhor ka eliminimin politik të Netanyiahu.
Marrëveshja parashikon drejtimin e Bennet deri në vitin 2023, dhe më pas një rotacion ku do të jetë Yair Lapid kryeministri.
Poster i Naftali Bennett
Naftali Bennett kur ishte komando i ushtrisë izraelite
Naftali Bennett
Ky “torallak” duket qe vjen nga askundi, kurse Lulzim Xhelal Basha, vjen kryeminister pas nje vargu kilometrik arritjesh ne fusha te ndryshme te jetes se veshtire te te asgjeberit.
Po me “Uren” c’pate o Tauland….
Per rajonin ka shume rendesi heqja e siamezit te PITER BOTHA te babait te aparteidit ne AFRIKEN E JUGUT qe quhet BENJAMIN NETANJAHU ,shpresojme qe me heqjen e tij plitika e zeze e ishkryeministrit te pakten tani te mare ngjyre gri me kryeministrin NAFTALIN BENNET pasi shikojme qe kualicjoni ka ngjyren e ylberit 3 parti te djathta 2te majta 1 te qendres e partia arabe e IZRAELIT.