G7 thirrje OBSH-së për të hetuar origjinën e Covid-19

13 Qershor 2021, 14:22Bota TEMA

Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Organizatës Botërorë të Shëndetësisë të hetojnë origjinën e Covid, në një studim të udhëhequr nga ekspertë.

“Ne bëjmë thirrje për një studim transparent, të udhëhequr nga ekspertët dhe të bazuar tek shkenca”.

Ky vendim vjen pas zhgënjimit  të qeverive perëndimore pas një hetimi të OBSH-së në Kinë në fillim të këtij viti që u kontrollua  nga autoritetet kineze. Pas përfundimit të hetimit, OBSH tha se ishte pothuajse e pamundur që virusi të kishte origjinën nga një laborator në Wuhan.

Por  sipas inteligjencës amerikane, tre punëtorë nga laboratori kanë zhvilluar simptoma të ngjashme me Covid në dhjetor të 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje