Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orë, vetëm 2 raste të reja me Covid

14 Qershor 2021, 17:00Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi në Shqipëri. Numri i rasteve të reja raportohet të jetë vetëm 2, ndërsa 23 persona janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      23

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,618

Testime totale            759,601

Raste pozitive             132,461

Raste të shëruara        129,865

Raste Aktive                  143

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          38

Berat             17

Elbasan        10

Durrës          10

Gjirokastër    7

Lezhë           6

Korçë           5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              1

Kukës           1

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje