Dërgimi i ngarkesave me para që pastrohen në Shqipëri në rastin më të organizuar, kryhet siç ndodhi me dërgimin e pothuajse 3.4 milionë euro në automjetin tip “Toyota Yaris” ose si rasti i tre javëve më parë, kur u zbuluan të fshehura në një prapakolp makine me vlerën e 120 mijë paund.
Por fshehja e tyre në automjete, përmes një mekanizmi të porosisë së makinave që duhet të shiten brenda territorit, është forma më e organizuar që dyshohet se kryhet nga grupet me veprimtari jashtë vendit.
Të tjerë, përdorin të afërmit, apo njerëz të besuar që udhëtojnë përkohësisht në vendet e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë dhe që përmes tyre, duke i paguar për punën, transportojnë shuma eurosh, paund dhe dollarë.
B.M., po kthehej nga Londra dhe sapo mbërriti në Rinas, pyetja ndaj tij ishte “a ke vlera monetare për të deklaruar?”.
Përgjigjja e tij ishte e prerë, që s’kishte asgjë. 43- vjeçari nga Elbasani, iu tha oficerëve se kishte pak para që do t’i investonte për shërbime familjare. Policia shprehet për Gazetasi.al, se pas këtij momenti, duke parë luhatjen e pasagjerit, i është kërkuar të zhvendoset në brendësi të ambienteve të komisariatit Rinas për një kontroll më të detajuar.
“Pas numërimit në prani të tij, ka rezultuar se kishte me vete shumën prej 20.240 (njëzet mijë e dyqind e dyzetë) paund (britanikë). Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, iu sekuestruan shtetasit B. M. në cilësinë e provës materiale, shuma prej 20.240 (njëzetë mijë e dyqind e dyzetë) paund”, – përshkruhet në procesverbalin e konstatimit.
Paratë përshkruajnë agjentët, u gjetën të mbështjella nën një çantë shpine, kurse i dyshuari tha prerë: “Do jap shpjegime në një moment të mëvonshëm gjatë fazës së hetimeve”.
Policia kufitare në rrugë jo zyrtare, pranon se raste si i Elbasanit vërehen në rritje. Ata janë të rinj, ose turistë që kthehen në vendlindje dhe që kanë detyrimin të deklarojnë paratë në kufi.
Pasi është pyetur nga policia gjyqësore lidhur me këtë fakt, i pandehuri ka deklaruar se nuk i kishte deklaruar paratë, pasi nuk kishte dijeni se duhet të deklarohet sasia e valutës apo sendeve të çmuara në kufi.
“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, është një nga krimet që po zbulohet shpesh në kufi dhe sipas burimeve të Gazetasi.al, po vërehet një futje e parave të pajustifikuara dhe që sipas ligjit duhet të tregohen në kufi.
Policia pranon jo zyrtarisht se për të garantuar veprimtarinë normale të autoriteteve doganore dhe marrëdhënies së tyre me autoritetet përgjegjëse të luftës kundër fenomenit të pastrimit të parave, qytetarët kanë detyrim të tregojnë në kufi, jo vetëm paratë mbi një milion lekë ose kundër vlerat në monedha të huaja, por dhe metalet dhe gurët e çmuar apo sendet me vlerë antike.
Shumica vijnë nga Anglia dhe Italia
Të dhënat e policisë kufitare, shpjegojnë se pjesa dërrmuese e shtetasve që zbulohen në kufi me shuma që variojnë nga më e pakta 10 mijë euro deri në 50 mijë apo 60 mijë euro, që mbahen si para xhepi, janë shtetas shqiptarë që udhëtojnë me destinacion Itali-Shqipëri ose Angli-Shqipëri.
B.C., nga Tropoja, po kthehej për disa ditë pranë familjes, tregon një tjetër dosje e policisë kufitare.
Në dosjen e policisë, detajohet se “i dyshuari këmbënguli se shuma është pjesërisht e tij dhe pjesërisht shokut të tij, me të cilin po udhëtonin nga Anglia në Shqipëri. Nga këqyrja e akteve shkresore dhe e veprimeve bankare, nuk janë krijuar dyshime se shuma e mësipërme ka burime të jashtëligjshme“.
Sakaq dosjet e shumta që duket se janë të përditshme, ilustrojnë se si përzgjedhja e të dyshuarve në zyrat doganore kryhet krejt rastësisht dhe se si më pas këta persona i kalojnë përveç kontrollit të skanerit, edhe kontrollit fizik policor.
Por asnjëherë këta shtetas nuk pranojnë të flasin për të ardhurat e konstatuara, duke këmbëngulur se janë kursime apo hua të grumbulluara për të rregulluar shtëpinë ose për ndihmë mjekësore.
F.K., nga Dibra, i mbante 20 mijë euro në një çantë dore dhe po kthehej nga Frankfurti. Në raport shërbimi shkruhet.
“Nga procesverbali i kapjes në flagrancë, ka rezultuar se shtetasi F.K., është ndaluar nga agjentët e policisë gjyqësore për verifikim, pasi kishte kaluar kontrollin e sigurisë dhe zonën e deklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në degën e doganës Rinas. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës dhe në xhepin e xhupit, këtij shtetasi i janë gjetur një sasi prej 20.000 euro dhe në këto kushte është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit të Policisë Rinas”.
Burimet e Gazetasi.al, këmbëngulin se policia ka dështuar të verifikojë të kaluarën e këtyre shtetasve dhe lidhjet e tyre, nëse këto shuma që nuk deklarohen janë të ardhura nga veprimtari të paligjshme, apo të ardhura nga puna në të zezë e shumë emigrantëve.
Por të dhënat jo zyrtare të vendosura në dispozicion të Gazetasi.al, tregojnë se nga procedimi i mëpasshëm, të gjithë shtetasit apo shtetaset që zbulohen në pikat kufitare për mos deklarim të të hollave, vetëm gjobiten nga gjykatat dhe pasi ata e kyçin gojën, shumat e parave iu kthehen pas.
Vetëm në Gjykatën e Tiranës, sipas qëndrimit zyrtar të kësaj gjykate, për momentin janë nën gjykim 19 dosje prej të cilave 16 janë çështje të sapo dorëzuara.
Para që dalin
E njëjta gjë ndodh edhe me shtetas që qëndrojnë përkohësisht dhe që kur lënë Shqipërinë, nuk i tregojnë të ardhurat në kufi.
G.Q, sipas policisë është shtetas malazez nga fshati Nikshiq. Pasi ai qëndroi disa javë në Shqipëri, u zbulua rastësisht gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve teksa mbante të fshehura 18 mijë e 500 euro, për të cilat nuk dha asnjë shpjegim se përse nuk i deklaroi gjatë kohës që po linte Tiranën dhe do t’i duhej të udhëtonte në Evropë.
Emri i tij edhe në këtë rast u përcoll nga policia kufitare për mos deklarim parash në kufi.
Bravo lufta e klasave dhe vones zhvillimi. Zvicra dhe Luksemburgu jane ne zemer te Europes dhe mendojne per veten e vet. Lume si ju ushtaret besnik te turkut, te rusit te Europes
N.Q.S.NUK ESHTE GABIMI TEMES SE; NUK DEKLARON ,NUK FLET DHE MER PARATE MBRAPA QENKA MIRE. OFROJ SHERBIMIN TIM NE G,B FRANCE ITALI PA SHPERBLIM VETEM PAGESE UDHETIMI HOTELERI TE HENGER E TE PIRE .PER INFORMACIO MUND TE KONTAKTONI NE SAJDIN TIM WWWRUMBUMPALL.E SHQIPTARE TURIEMIGR.
CA ESHTE KY SHTET KARI, BLLOKON NJEREZIT SE SJELLIN LEK NE SHQIPERI HAHAHAHAHAHAHA O SHTET BOLESH ????? RRINI PRA NGORDHNI URIE. Tashi e kuptoj une pse dune njerezit Salen, ky Rama eshte kar kalu karit
Absolutisht ne te gjitha shtetet ku ka shtet, nuk lejohet te kalosh me teper se 10 mije euro apo dollare ne kartemonedha. Tashme dhe ne Zvicer, Monako, Luksemburg apo Qipro nuk mund te depozitosh para te thata ne banke. Pastrimi behet nepermjet kompanish « ekran » te regjistruara ne Makao, Hong Kong, karaibe etj. Shtet k.ri eshte ai qe i lejon dhe te tille mund te gjesh akoma ne Afrike. Nese ke me shume se 10k duhet ti kalosh nepermjet transfertave bankare qe jane te gjurmueshme nga shteti. Fakti qe shume te medha kalojne CASH do te thote qe ato para kane nje problem ne vendin e origjines. Ne rastin me te mire jane fituar dhe nuk jane paguar taksa dhe ne rastin me te zakonshem jane para qe vijne nga veprimtari kriminale. Eshte gjeja me normale qe shteti te luftoje kete fenomen.
P.S: mos kujto qe futja e parave te pista me canta ndihmon ekonomine. Vertete qe ato injektohen ne ekonomi, dhe hapin vende pune kryesisht ne ndertim dhe sherbime por dëmi qe i shkaktojne ekonomise eshte shume here me i madh se perfitimi.
Nje pjese e madhe e shqiptareve punojne ne te zeze,dhe shume nga keta nuk ndjehen te detyruar ti deklarojne parate, apo dhe NUK E DIJNE qe e kane detyrim ti deklarojne. Do tu sugjeroja qe ne aeroport, ne porte a ne hyrjet tokesore per ne Shqiperi, VINI DISA TABELA UDHEZUESE INFORMATIVE. Njerezit ti lexojne dhe keshtu informohen e ndergjegjesohen. Jo te gjithe jemi policia apo doganiere, jo te gjithe jemi ajnshtajn, e jo te gjithe jemi kontrabandiste. Egziston edhe nje fare frike a dyshimi per te deklaruar leket… llogjike! Prandaj them, VINI CA TABELA INFORMUESE, qe inkurajojne legalitetin.
Po ata që punojnë në të zezë i kanë pagesat më të ulëta nga rrogat normale ndaj është punë në të zezë se ka kosto të ulët për punëdhënësin, dhe ata që punojnë në të zezë s arrijnë dot të bëjnë shuma të tilla ndaj këto janë para të tjera, po jo punë në të zezë?
Ngaqë shumë veta për të bere kalimin bankar duhet të paguajnë para gjë që nuk ju leverdis sepse janë lekë gjaku, dhe e dyta shumë nga këta punojnë në të zezë dhe leket i ruajnë në shtëpi por mund të jene edhe në rregulla. Dhe pastaj Ju mblidhen dhe nuk mund ti deklarojnë dot se kanë frike flas për shuma deri në 20 mijë euro. Me tutje pastaj bëhen lekë nga punë të pista mendimi im
Te gjithe shtetet kontrollojne qe te mos dale paraja jashte kufirit….vetem ne bejme te kunderten !!! Mund te jete para djerse, por edhe e piset po qe , shteti mire ka , se ato do investohen diku.
Te gjitha shtetet? Ja fute si kau peles! Te gjitha shtetet nuk te tolerojne te transferosh para cash me shume se 10 mije euro/dollare, pavarsisht nese po hyjne apo dalin keto para . Ne « te gjithe shtetet » nuk ben dot blerje cash me teper se 1 mije euro. Ne « te gjithe shtetet » per anomaline me te vogel tek hyrjet ne banke, te bejne nje hetim, dhe duhet ti justifikosh. Dhe kur flas per anomali behet fjale dhe per shuma vogla. Nese me « te gjitha shtetet » nenkupton ata te Afrikes atehere mbase.
O patriota, keta jane heronje leku do prishet o me tulla o me investimente te tjera ,kurse Sala dhe Likja Basha i kane cuar jashte
Shumica e njerezve nuk i sjellien leket me ane te bankave sepse bankat kerkojne shume lek per ti trasferuar. Une dergova 100 euro me alfa banke per te ndihmuar kur ra termeti per te ndihmuar sa kisha mundesi e dini sa lek me mori banka per ti trasferuar 100 eurot per termetin me mori 23 euro. Prandaj njerezit i sjellien neper canta turp e faqe zeze per ata qe ngacmojne emigrantet qe sjellin valute ne Shqiperi.
Ndoshta ligjet jane ndryshuar, por si rregull shuma mbi 10 mije euro vetem duhet deklaruar ne kufi dhe kaq.
Eshte ne te drejten e sejcilit ti levizi leket e veta me banke, duke paguar komisione qe nuk jane edhe te vogla, apo ne çante.
Detyrimi eshte te deklarohen, ne se ato jane nga burime te ligjshme nuk te ben dot njeri marshalla.
Ketu ne Shqiperi pastaj te shpetofte zoti. Turren pa e zgjatur, sikur gjejne mjete kriminale.
Sekuestrojne gjithe shumen, kur ne Perendim sekuestrimi eshte pjesor dhe perfundimisht gjoba nuk shkon me shume se sa 11% te shumes se pa deklaruar.
Them qe nxitohen shume.
Kush sjell valute me vete duhet shikur se pari si zot i asaj valute te nxjerre me pune.
Nuk ka nevoje per te trashur zerin, te deklarohet neper media e ca me teper te vendoset sekuestro.
Ajo valute ndoshta mezipritet per nje borxh te vonuar, per nje semundje apo per nje investim. Sekuestrimet jene detyra te organeve gjyqesore e jo te policeve.
Gjithmone flas per leke pune.
Prapa kolp? Para colpo quhet njesoj si para dhe pas makines o mjeshter qe ke shkrojtur artikullin.Para,do te thote,e pret goditjen ,mbron nga goditja,jo para kolp e prapa kolp se lat nam,e bete corbe kete shqipen e shkrete.
Kush jan me te rrezikshem ata qe sjellin para ne Shqiperi apo ata qe vjedhin shqiptaret dhe i cojne jasht ne parajsa fiskale bile me valixhe dipllomatike. Shtet qe favorizon hajdutet.
Unë kur vijë në Shqipëri deklaroj se kam nën 10 mijë dollarë, por sa kam saktësisht nuk e deklaroj numërin edhe sikur të ishte $50, $200, apo nën $10,000.
Si mund të presësh për shumën e saktë kur Shteti nuk garanton qytetarin për mbrojtjen e informacionit apo të jetës së tijë.
Policia në tërësi, si edhe ajo e doganore janë të korruptuara.
Deklarove shumën në aeroport të Tiranës. Ti je i shoqëruar duke u ndjekur nga makina civile me targa fiktive, dhe bëhesh pronë viktimë e grabitjes.
Kjo është arësyja pse udhëtarët kur hyjnë në doganën e auroportit nuk deklarojnë. Jo se nuk duan të deklarojnë paratë, por kan frikën e punonjësit/policin e doganës së korruptuar.
Përderisa Shteti e pranon se ka korrupsion në rradhët e policisë, dhe nuk është aspak e aftë ta eliminojë korrupsionin kur vetë Shteti është kthyer në
KOSS (Krimi Organizuar Shtetërore Shqiptar)
Atëhere në të tilla rrethana si mundet që dogana e aeroportit Tiranës pret nga udhëtarit bashkëpunim të deklarimit të sinqertë kur sekreti i informacionit nga dogana nuk është e garantuar….
Kemi Shtet ne Shqiptarët, por nuk kemi Shtet kur nuk të garanton sekretin e informacionit i dhënë nga udhëtari që hynë në aeroportin e Tiranës….