Shembjet e ndërtimeve pa leje, Çuçi: Në vijim operacioni do të zhvendoset në zona të tjera bregdetare

14 Qershor 2021, 14:22Kronika TEMA

Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se krahas shembjeve po bëhet edhe pastrimi i zonave nga inertet. Ai paralajmëron gjithashtu se në vazhdim të këtij operacioni mjetet e IKMT do të nisin shembjen e objekteve edhe në zona të tjera veç Ksamilit dhe Velipojës.

“Operacioni “Bregdeti Ynë”- Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare. S’ka kohë për pushim e as do të tërhiqemi nga vendosmëria për të çliruar bregdetin nga gjithfarë ndërtimesh e strukturash të ngritura pa leje. Mjetet e IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë në ditët në vazhdim operacionin edhe në zona të tjera bregdetare. Kemi një hartë të plotë ku janë evidentuar qartë të gjitha objektet. Shembja e tyre edhe çlirimi i hapësirave të zaptuara është vetëm çështje ditësh, thotë Çuçi.

Në javën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” u shembën në Ksamil e Velipojë 35 objekte të ngritura pa leje, me strukturë betoni dhe metalike. Qindra objekte të tjera pritet të shemben deri në fund të qershorit përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

5 komente në “Shembjet e ndërtimeve pa leje, Çuçi: Në vijim operacioni do të zhvendoset në zona të tjera bregdetare”

  1. Iliri says:

    O Edhe ju si Salihi. Bëni prishje në sezon. Same shit.

  2. Amaneti says:

    Po ndërtmeve pa leje në hapsira publike në mes të pallateve kur do u vi radha për tu prishur?Nëse bëhen për interes publik, prioritet duhet të ketë kjo kategori.Mjaft ju treguat turistëve bukuritë e bregdetit por na ktheni hapësirat publike për jetën tonë të përditshme.Boll me fushata partiake, zbatoni ligjin për zaptimin e hapsirave publike në zonat urbane!

  3. Shqiperia e hajdutave politikane says:

    Po’ gjiri i lalzit ku Bo pjese

  4. ?????? says:

    O idiot shtet po tani e gjetet ju me shmebur ndertimet pa leje .nuk mind te pritni deri ne tetor kur mbaro plazhi o shtet kancer ..edhe pse i leni njerzit me harxhu leket edhe mbrapa ju veni rruspen a nuk keni pak gjynah .se ai tjetri qe ka bere ndertim pa leje kuptohet se ka paguar dikushin ..o shtet kancer edhe i neveritshem. Tani e gjeter ju mu ne pikun e turizmit o mortje shtet o shkerthata skeni lene gje 0a.vjedhur keto 30 vite

  5. ?????? says:

    Ndertime neper pallate katastrofe. Shkoni ne burrel o kanceroza shikoni pak cfar kane bere o mortje shtet .ne cdo lagje ka ndertime pa leje ose me leje te korruptuarish .edhe ne lagje ske ku me ecur ne kembe prej ndertimesh mu ne mes te lagjes turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje