Nga Shqipe Pantina
Bashkimi politik i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e kaluara, u pa si shpreh për lindjen e një mënyre të re të politikë bërjes që do e çonte vendin drejt ç’kapjes së shtetit, luftimit të korrupsionit dhe si rrjedhoje ë një mirëqenie dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Kjo besoj ishte edhe arsyeja kryesore që bëri që gjysma e votuesve të jua besonin votën partisë qe drejtohej nga Osmani-Kurti.
Pas përfundimit të zgjedhjeve kishte edhe zëra të tillë qe thanë se Vjosa dhe Albini janë rivalët kryesore dhe simpatizuesit apo besimtarët e njërit dhe tjetrin pretendonin se ky respektivisht kjo do e fundos politikisht tjetrin. Përkundër thashethemeve të tilla këta të dy vazhduan të qeverisin bashkë dhe Kurti mbajti premtimin duke e zgjedhur Osmanin Presidente, dhe kjo e fundit vazhdon te mbetet lojale nda tij.
Ata që kanë përcjellë më nga afër karrierën politike të Kurtit besoj e dinë që Kurti është shumë i kujdesshëm në ekzekutimin e vendimeve, sidomos atyre qe ose janë problematike në raport me ligjmërinë ose janë jo popullore. Zakonisht ai përdor një ekzekutor apo nënshkrues të tyre dhe vetëm nëse behet fjale për marrjen e meritave e bënë këtë kurse përgjegjësinë çdo herë e vë tek dikush tjetër. Kështu kishte bëre edhe në parti e kështu po bënë edhe në qeveri.
Vendimi i tij i fundit për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ilustron më së miri këtë. Për më tepër Kurti me një gur ka vrarë dy zogj në këtë rast. E para përmes Vjosa Osmanit ai ka shkarkuar Valdete Daken e cila ka treguar integritet dhe mos bindje karshi regjimit të ri. Dorën në zemër të njëjtin qëndrim ajo e kishte mbajtur edhe në raport me pushtetin e kaluar. Por fitorja e tij më e madhe është se më një veprim të tillë ai shënoj edhe dy fitore tjera: njërën momentale e tjetrën afatgjate.
E para ( momentale) e tërhoqi vëmendjen e publikut nga takimi me Vuqiqin që mbahet një ditë pas shkarkimit të Dakes, dhe e dytë dhe më e rëndësishmja nga tash Vjosa Osmani është e shantazhueshme nga Kurti. Sot ka pas reagime të shumta nga organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile por komuniteti ndërkombëtar duke se e ka vëmendjen tek takimi i nesërm Kurti-Vuqiq. Por shkarkimi i Dakes pa dyshim do evidentohet si shkelje në raportin e Komisionit Evropian. Kjo mund të jetë arsye e mjaftueshme qe Kurti kurdo qe Presidentja refuzon te ja ekzekutoj ose nënshkruaj vendimet e radhës ta kërcënoj me shkarkim nga pozita.
Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike kryesisht duke kundërshtuar dy liderë politikë; Hashim Thain dhe Isa Mustafën. A do mundet ajo sërish të ngritët politikisht tash duke kundërshtuar Albin Kurtin? Ndoshta edhe ngritët, por ndoshta edhe jo!
Pra shkarkimi i sotshëm i Valdete Dakes nga Vjosa Osmani nuk do i sjell shumë pasoja zonjës Daka, ajo është gjyqtare dhe i kthehet punës së saj në Gjykatë, por qytetarëve të vendit mund te ju sjell pasoja duke vonuar edhe më tutje liberalizimin e vizave për shkak të ndërhyrjes së politikës në institucionet e pavarura. E mundet të i sjell shumë pasoja edhe vet Vjosa Osmanit e cila kishte filluar të bëhej simbol i vajzave të reja për angazhim politikë, por një hap i pamenduar mirë i saj mund të shkatërroj përfundimisht karrierën e saj politike. Për të ardhur keq!
kjo kudra komuniste e shkarkoi personi me te mire dhe me apolitik…dhe kjo tregon se qka jane ne gjendje barbaret komunist te bejne po iu dha mundesia…..
Albin kurti nese per asgje tjeret neser ne bruksel nga vuqiqi do te marri falenderime sepse ka ringjallur shpresen e tij dhe te serbise qe duke i rehabilituar pjellen e supovcave ne krye te shtetit i ka shuar shpresat e kosoves per pavaresi, sidomos me osmanken presednike apo edhe ate pupovcin zvminister por edhe shume shkelzen gasha kurti i ka dhane mundesi serbise qe ta kontrollon por edhe ta qeverise kosoven, saqe takimi i neserm i kurtit me vuqiqin sdo kete asnje dallim nga ai hoti vuqiqi vetem se kurti ska Suze dhe hoti skishte mundesi tia qoje te falat e osmankes vuqiqit.
Ndyresirat Osmani & Kurti jane turpi i shqiptarise…
Znj. Osmani mori vendimin e duhur. Znj. Daka ishte shume e njeanshme!
Kjo disa osmane qe bashke me burrin debil qe nuk len Vend pa fut turit ,duan qe Kosoven ta shohin krahine te Serbise.Per sa kohe ka injorance kosovare do kete qeveri te kur tave ,osmaneve, schwerzave,konj uvcave…..
Kurti,osmani dhe gervalla,njerez te kapur teBIAs.