Skocia bie në Glasgow, Republika Çeke i falet Schick

14 Qershor 2021, 17:00Sport TEMA

Republika e Çekisë ka mposhtur Skocinë me rezultat 2-0, ndeshjeve e vlefshme për Grupin D.

Skocezët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të John McGinn, por goditja e tij u bllokua nga lojtarët e Çekisë.

Më pas, çekët morën në dorë ndeshjen, duke krijuar raste për gom me anë të Patrik Schick, i cili arriti të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 42-të.

Në 45 minutat e dytë, çekët ishin edhe më të pandalshëm, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Do të ishte sërish Schick që shënoi golin më të bukur deri më tani në Euro 2020, pasi shënoi nga mesi i fushës në minutën e 52-të.

Republika e Çekisë është kryesues i Grupit D me tre pikë, aq sa ka edhe Anglia, ndërsa Kroacia e Skocia pa pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema