FOTOT: Skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në Itali

15 Qershor 2021, 09:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar

Persona të armatosur sulmuan një makinë të blinduar që transportonte sende me vlerë në një autostradë mes Modenës e Bolonjës duke lënë pas një skenë të vërtetë krimi, të ngjashme me ato që shihen në filmat aksion.

Sipas policisë, agresorët kishin vendosur gozhdë në mes të rrugës për të ndaluar trafikun, nën kërcënimin e armës ata zbritën disa persona nga makinat e tyre dhe i vunë flakën për të bërë diversion.

Gjithashtu, ata detyruan dhe shoferët e dy kamionëve të kthenin makinat, për të bllokuar qarkullimin.

Megjithatë, diçka në planin e grabitësve nuk shkoi mirë dhe ata nuk arritën të merrnin asgjë nga furgoni i blinduar. Ata u larguan me shpejtësi në drejtim të Bolonjës dhe policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre.

2 komente në “FOTOT: Skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në Itali”

  1. Malua says:

    Ai ambasadori italian ka ndonje komente????????

  2. Hason Kamionisti says:

    Shoferat e kamionave jane bole. Mos te kishni ndalur kamionet, le te ndjejne ne kurriz cfar do te thot 40Ton mbi kopilat me maikine te vogel. Qiuani nenen. shtypini ropqimet.Do ndalojne kamionet! Po te isha une shofier kamioni do i kisha palosur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje