FOTOT: Nis takimi Biden–Putin, Zvicra i uron "dialog të frytshëm”

16 Qershor 2021, 13:46Bota TEMA
FOTOT: Nis takimi Biden–Putin, Zvicra i uron "dialog të

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin po mbajnë takimin e parë ballë për ballë në një samit historik në Gjenevë të Zvicrës.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se në këtë takim do të kërkojë “të rivendosë parashkiueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”. Në përfundim të takimit Biden do të mbajë një konferencë për mediat.

Në fillim të takimit të dy presidentët realizuan edhe foton e parë të përbashkët, ku qëndruan në këmbë para VIlës “de la Grange”, bashkë me presidentin zviceran Guy Parmelin, i cili i uroi të dy udhëheqësit që të kenë “një dialog të frytshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje