Shtëpia e Bardhë: 4 Korriku do të jetë edhe pavarësia nga virusi

16 Qershor 2021, 16:14Bota TEMA

Këtë vit festa e Pavarësisë së SHBA do të quhet gjithashtu edhe festa e pavarësisë nga virusi, sipas medias amerikane.

Kjo iniciativë do të organizohet nga Shtëpia e Bardhë më 4 korrik.

Në kopshtet e rezidencës së presidentit amerikan do të festohet me prezencën e mjekëve në vijën e parë kundër pandemisë si edhe me familje të ushtarakëve.

Në ”National Mall” në Uashington, ashtu si çdo vit, do të ketë fishekzjarrë

Administrata e Biden do të organizojë ngjarje të veçanta për disa shtete të SHBA për të festuar përparimin e bërë kundër Covid-19 dhe kapërcimin e pandemisë.

Presidenti Joe Biden ka shpresuar që nga 4 korriku Amerika mund të kthehej në normalitet dhe qytetarët të mund të festonin, si gjithmonë, me miqtë dhe familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje