Policia ka vënë në pranga dy persona, drejtues në Operatorin e Sistemit të Transmetimit për ngjarjen e rëndë të një dite më parë ku humbën jetën dy punëtorë të kësaj kompanie
Sipas policisë, një shtyllë elektrike e tensionit të lartë ra duke iu marrë jetën dy punonjësve të OST, Gjergji Duka, 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, banues në Mallakastër. Ata ishin duke punuar për demontimin e linjës së vjetër.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga A. P., 38 vjeç, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier dhe E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundërligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi.
Ngushellime ne radhe te pare Familjeve te Viktimave .
–
Sigurimi Teknik duhet te shkruhet me Te Madhe para cdo Objekti Ndertimi
e cdo Kantieri dhe te jet i dallueshem jovetm per punetoret por gjithe ata qe shkelin Kantierin !
Tabela rreziku per jeten dhe Aksdiente duhet te jen kudo ne vend , te cilat jane nji nder masat qe parandalojne
Aksidentet dhe vdekjet e atyre qe i shkelin ato .
–
Nqs do vazhdohet me kte papergjegjshmeri nga Drejtuesit te cilet duhet te Penalizoihen ne shuma Shume te medha ,
nqs kpaen ne flagrance si eshte edhe ky rast ,
por penalizimi duhet te vlej edhe per vet Punetorin qe pranon te punoje ne Kushte Pasigurie
dhe injoron Ligjin .
Keshtu nuk hipim dot mbi Shinat e Njerezimit dhe s’shkohet ne Europe
Shteti duhet te bej te qarte gjithcka ne parlament me LIGJE !!!!!!!!!!!!!!!