Policia e Tiranës njofton se 27 persona janë arrestuar dhe 83 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l.
Nisur nga aksidentete e shtuara, Policia Rrugore Tiranë në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore ka riorganizuar kontrolle, përfshirë edhe mjetet e shërbimit të transportit publik, pasi drejtuesit, me papërgjegjshmëri kanë guxuar të drejtojnë në gjendje të dehur mjete transporti publik, edhe me 50 pasagjerë, në destinacione turistike.
“Kjo situatë, por edhe konstatimet e tjera të kësaj natyre, nuk mundet të jenë vetëm shqetësim dhe objekt i Policisë, por vetë drejtuesit e mjeteve duhet të reflektojnë për rrezikun që i kanosin vetes dhe të tjerëve duke drejtuar mjetin në këtë gjendje. Subjektet e transportit gjithashtu duhet të forcojnë kontrollet për disiplinën e drejtuesve të shërbimit publik gjatë kohës që shërbejnë në këto mjete dhe sigurisht, qytetarët, si aleatët më të rëndësishëm të Policisë, duhet të refuzojnë të udhëtojnë me ta apo më keq të transportohen nga drejtues mjetesh të shërbimit publik që manifestojnë sjellje të përdorimit të alkoolit apo lëndëve të tjera droguese e psikotrope dhe të njoftojnë menjëherë organet e Policisë në numrin e emergjencave 112”, njofton policia.
Ndërkohë, më herët, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj, ka folur për aksidentet rrugore ku sipas tij Tirana prej 8 vitesh ka një rënie në numrin e të vrarëve në krahasim me vitet tjera dhe sipas tij ky rezultat është atribut i punës së policisë.
Ai deklaronte në emisionin “Bardh a Zi” se përgjegjësi për aksidentet më së shumti kanë këmbësorët.
“Janë tre katër faktorë në ndodhjen e aksidenteve. Ajo që është më kryesorja, është respektimi i sinjalistikës nga këmbësorët, ku numrin më të madh të ngjarjeve rrugore në Tiranë e kapin këmbësorët për shkak të mosrepesktimit të rregullave të sinjalistikës horizontale dhe vertikale”, është shprehur Ahmeti.
Vetëm përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, nga rrugorët e kryeqytetit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 27 persona, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l si, si dhe janë pezulluar 83 leje drejtimi po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
#MosDrejtoMjetinNenEfektin?
#DrejtimiIMjetitNenEfektin?SjellePasoje?
#ThuajStopAlkoolitNeTimonKurseJete?
O drejtor PALLOSH!
E para; kembesoret jane aksidentuar nga makinat duke ecur ne trotuar.
E dyta; kur kalon kembesori ne vijat e bardha eshte ne loje “tek a çift” me makinen qe nuk ndolon pothujk fare dhe I kalon te kembet
E treta: gjithe semaforet ku ka fluks I ke te hapur njekohesisht edhe me kalimtaret.
Kur eshte nje rruge lagje kjo pranohet, por te kryqezimi 9-katesheve qe gjithe makinat – tre kosrsi kthehen me detyrim djathtas, pse duhet te shtijne tek a çift me kalimtaret??
E katra: kohet e fundit nuk ke patur aksident me autobisat, por nga te fortet me targa 888, 777, 333. E keshtu me radhe..
E pesta:
E gjashta: .. dhe ka sa te duash gjera qe duhen bere nga policia e shtetit.
Por policet futen ne nje cep apo shkojne rrugicave te lagjes per te vene gjoba.
Prandaj nuk ulen aksidentet, o drejtor, o PALLOSH!