Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku dy punonjës të elektrikut (OST) kanë ndërruar jetë pasi janë zënë poshtë nga një shtyllë elektrike e tensionit të lartë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të së martës në një nënstacion elektrik.
Sipas policisë, një shtyllë elektrike e tensionit të lartë ka rënë dukë iu marrë jetën dy punonjësve të OST, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajm as mish as peshk.
Ne mund ta kuptojme keshtu qe dy viktimat po pinin kafe por era e forte rrezoj shtyllen dhe u mori jeten (gje qe eshte e pamundur)
O Mero provinciali, ku i ke gjetur keta idiote qe shkruajne te tilla shkrime? Shikoni foton qe keni vene dhe plasini syte. Ju duket kjo shtylle si nje e tensionit te larte?
Mos jepni lajme idiote kur nuk dini as qe te shkruani qarte se si eshte ngjarja. Mos hidhni lajme te tilla kot ne rrjet por redaktojini dhe kur te jete lajmi i plote te gjykoni nese eshte per tu publikuar apo jo.
Na mbyten shpellaret!