Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), kërkon sekuestrimin e pasurive të Bledar Seferit (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij.
Seferi akuzohet se e ka vënë pasurinë nga aktiviteti i tij kriminal në Itali dhe Shqipëris, si dhe akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali.
Mes pasurive të sekuestruara janë toka, makina luksoze, llogari bankare dhe një fabrikë e prodhimit të lëndëve plastike.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet një njoftimin e SPAK.
Njoftimi i plotë i SPAK
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.
Në këto kushte Prokuroria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë:
1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.
2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.
3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.
4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008
5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.
10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.
Shume pak para te kofiskuara per nje aktivitet kriminial…minimumi 95 % te aseteve i ka kesh.
Po per “boronicat” e Zenit do beni gje ore dallkaukecte SPAK-ut ?? Apo sua mban bytha ?? Ptuuu , mashtrusa ordiner , edhe pse keni Shtetet e Bashkuara pas , prap skeni byth ti bini Berishes ne kok ……nuk them se keta jane te pafajshem , po nje goditje drejt nje politikani ,ose nje ish qeveritari jep te tjera mesazhe …….ua ka hapur driten jeshile DASH , cprisni ????? Drejtori i pergjithshem i SPAKkerkonte dosje dhe te dhena nga amerikanet , po cte dhena te te japin o sylesh , ste mjafton qe u moren personalisht me keta kriminelet tane Blinken dhe Xho Bajden ???? Ptuuuuu plera , na hapet barkun ……
Po po nuk u erdhi ndonje kerkese nga USA per Zenin dhe Saliun ata nuk kne pse ti shqetesojne,se ne kendej keshtu i kemi do rregulla pohoi dje Kryetari i ketij organin z.Ramiz Alia,ku nga nje ane bente betime nga ana tjeter çdo nate bente takime fshefurazi me “mikun” Sakiun dhe vete ku çdo nate dergonte makinen e tij per ta marre ne Rinas!
Ndaj mos e shqetesoni kete organizem se e kap lepurrin me qere!
Spak merret me lloj lloj morrash vetem per tu shmangur dinosaurove. Sekuestrim 25 mije euro? Me mire lereni te punoje ate fabriken e plastikes dhe paralajmerojeni qe te heqe dore nga aktiviteti kriminal. Merruni me ata ku po drejton gishtin SHBA. Gjithe te tjeret jane “fitim kohe” per kriminelet e vertete. Spak duhet te ndryshoje kreun. Me Krajen ose “Llalla 2” duket e pamundur lufta me krimin. Cfare pret akoma ky njeri!?
More, po politikanet qenkan te pakorruptuar (edhe Saliu), fare te paster , prandaj nuk i kap SPAKU.
U kemi rene me qafe kot te shkreteve>
Ata kane punuar vetem per ne e ne kujtonim se punonin per t’u pasuruar vete.
Tani SPAKU e gjeti. Ky ishte peshku i madh.
Spak institucion i degjeneruar qe meret me rrugacet ,pse ja merni kopetencat policise ,,,po per mafiozet e politikes do sekuestroni gje ?
Per keta qe nuk kane mbeshtetje politike,i gjeni faktet,ndersa per saliun ,sypeshkaqenin e mediun e co,prisni fakte nga usa.
Asnji Politikan nuk eshte prekur
nderkohe qe Lalzi eshte qendra ku ka financuar Krimi i organizuar Politike .
salih berisha -ilir meta etj
Vilat e Lalzit duhet sekuestruar te gjitha ,pastaj filloni me ata rruges o bythqimat e Bordellos Drejtesi
Ate FIAT-in 500 te 2008 a do ta nxjerrin ne ankand se dua ta blej une per nja 2000 leke.
Kur do te filloj SPAKU te merret me korrupsionin e politikaneve????????
Dikur humba ca kohe dhe shkruajta, rreth ketyre perrallave te nje nate dimri, per lojrat qe behen ne vendin tim te mallkuar, me SPAK dhe OFL, vetem e vetem qe politikanet, qeveritaret dhe shpura e tyre e korruptuar, qe i ndjek nga pas, ti shmangen drejtesise: Dëgjojmë çdo ditë në media apo në “tribunën e popullit”, e cila ka vite që është kthyer në tribunë hajdutësh me kollare, rreth aferave korruptive në CEZ-DIA ku janë përfshir ujqërit e mëdhenj të korrupsionit Berisha-Meta, rrugës kombit, konçesionet në mjekësi, në ushtri, PPP e ndryshme, inceneratorët, shitja e detit apo pasurive publike, për vilat e politikanëve, etj., janë aq shumë sa ata vetë që i kanë rregulluar me dorën dhe për interesat e tyre i kanë harruar tani, ku njëra palë bënë sikur akuzon tjetrën, sidomos në periudha zgjedhjesh, por vjedhjet janë me miliona Euro dhe drejtësi nuk bëhet. Kapet ndonjë makinë e mbushur me Euro, apo kontejner me banane dhe drogë, etj., dhe drejtësia dënon vetëm fukarenjtë që transportojnë ato dhe jo politikanët në krye të tyre. Ata konsiderohen vijë e kuqe për drejtësinë. Denoncohet korrupsioni në naftë, në minierat e kromit, bakrit, etj., që janë një burim i fuqishëm të ardhurash për ekonominë dhe drejtësia, e re apo e vjetër, bënë sikur heton ndonjë cironkë të vogël që ka ngecur në vrimat e rrjetës, e trajton si një rast sporadik, të shkëputur, por jo peshkaqenët e mëdhenj brenda saj, ku përfshihen politikan të rëndësishëm, qeveritar dhe drejtues në nivele të larta, që dihen mirë kush janë, ata vazhdojnë vjedhjen pa ju trembur syri, hetimet zgjaten pa fund deri sa të harrohen dhe çështjet mbyllen. SPAK nuk duhet ti hetoj këto si raste të veçuara por duhet të shkoj deri në origjinën e tyre, ndryshe kalbësira ngelet brenda dhe plaga nuk shërohet kurrë por vetëm agravohet. OFL e famshme që krijoj qeveria është thjeshtë një mjegull për të manipuluar BE, SHBA, dhe indirekt të justifikoj mosveprimin e SPAK, se gjoja korrupsioni po luftohet dhe këta janë ata qafirët e korruptuar në Shqipëri. Një politikë fëminore, por me qitje të largët, që vetëm korrupsionin nuk ndëshkon. KPK dhe KPA i përjashton gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i kalbur i drejtësisë, ndërsa shteti i jep liçencën e avokatit që të mbrojnë para kolegëve të tyre hajdutët dhe kriminelët, ndërsa presidenti dhe parlamenti bëjnë lojëra me zgjedhjen e anëtarëve në organet e reja të drejtësisë për të futur në to njerëzit e tyre të korruptuar. A janë këta avokat pjesë e sistemit drejtësisë? Nuk merret vesh se ç’bëhet, një organizim i ç’organizuar, që bëhet në unison nga të gjithë palaçot e politikës, ku qëllimi i përbashkët është vjedhja e pasurive dhe mbrojtja e tyre, ndërsa populli shpreson për drejtësi. Fukarallëku i madh që ka mbërthyer popullin dhe degradimi i gjithë ekonomisë është i lidhur vetëm me vjedhjet dhe konçesionet korruptive të burimeve natyrore dhe përgjegjës direkt janë qeveritë e drejtuara nga partitë kryesore PD-PS-LSI.
Shijaku eshte qendra e trafikut te droges ne Shqiperi.
Kur kaloje nga Durresi per Shkoder, vilat e para, restorantet lluksoze, mermeri, sistemi ujit ne tarraca, ne Shijak i gjeje.
Shijaku nuk eshte ngacmuar nga Policija per masivitetin e droges qe ka transportuar.
Mbase ka ardhur koha..