Aktori i talentuar shqiptar: Dikur punoja si kopshtar në vilën e Aleksandër Frangaj

18 Qershor 2021, 11:50Sociale TEMA
Aktori i talentuar shqiptar: Dikur punoja si kopshtar në vilën e

Marius Dervishi është një nga djemtë më të talentuar shqiptarë në fushën e kinematografisë.

Ai e ka nisur fillimisht karrierën si aktor humori derisa realizoi filmin e tij të parë si regjisor me titullin “Sedër”.

Pas suksesit të madh të tij, Mariusi ka përfunduar xhirimet për filmin e dytë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar shumë të pathëna për publikun, si për shembull filmi ka kushtuar diku te 40 mijë Euro.

“Me thënë të drejtën ishte hapi i vështirë për tu marr dhe vendosa të bëja filmin. Ka shkuar te plus/minus 40 mijë euro”, tha ai.

Më tej, ai ka zbuluar për herë të parë se jashtë aktrimit ka bërë punë të ndryshme si për shembull ka qenë kopshtar edhe te vila e Aleksandër Frangajt.

“Kur po ndërtohej vila e Aleksandër Frangaj punoja kopshtar atje, pastaj kam punuar security, kam kaluar shumë punë të ndryshme.

Profesioni është njëkohësisht dhe pasion dhe mua më pëlqen t’i gërshetoj tani”, tha Mariusi.

13 komente në “Aktori i talentuar shqiptar: Dikur punoja si kopshtar në vilën e Aleksandër Frangaj”

  1. shqiptari says:

    Po sa shpejt u bere i njohur mor djale ? Ne Hollivod bejne nga dhjete filma dhe nuk i njeh njeri.Te shohim deri ku do arrish se keshtu e fillojne te gjithe ,si tullumbace.

  2. Aldo says:

    keshtu ndodh kudo ne karriere me shkalle.Kopshtar, roje dhe me siguri si aktor punon per Aleksander katnarin.

  3. Cajupi says:

    Aktor i njohur se ka luajtur rol ne nje film me buxhet 40 mije dollare???? Cfare behet keshtu. Kengetare e njohur se ka bere nje kenge me video klip . Na cate trapin duke ju bere reklame lloj lloj Xari dhe bundre

    1. vezhguesi says:

      Nuk late kerkend pa i gjetur nje cen. Te pakten urojini suksese.

  4. Ladi says:

    Cinizem, xhelozi, vrer lexoj ne koment – shum turp – jeni te semure se nuk shpjegohet ndryshe!!!
    Suksese djale.
    Te vafte mbare dhe te uroj shume fat

  5. Martin says:

    Suksese pa dyshim per djalin aktor!! Por kjo puna e talentit ??!! Me ngadal pake . Kush i vlereson kta se sa talent jane?? . Eshte me i talentuar se mamaq?? O na honkshi ate te mengjezit , nuk late njeri pa ja fryre puplat

  6. Marangozi says:

    Aktor? Haha. Ok pra une jam shkencetar i Nasa

  7. asd says:

    Ouuu sa lart ka shkuar Frangaj!

  8. anticensurë says:

    o lali bëji yzmet punës dhe leri llafet,nuk ke kap qellin me dorë!!
    shiko puno shumë e fol pak,se po bëre të kundërtën!?
    sa kopështar te frangaj nuk ke vënd!!
    maksimumi fshesaxhi te bashkija!!

  9. Genci says:

    Ka bërë një film ku të gjithë shofim copëza jete nga e përditshmja. Pa zbukurime, pa ngjyra të kota. Kjo është arsyeja e suksesit shqiptar që ka filmi, jo talenti i aktorëve.

  10. x says:

    I LUMTE DJALIT …ECEN PERPARA ME FORCAT E VETA DUKE BERE DHE PUNE TE THJESHTA PER NJEREZ TE ZHYER NE LLOJ LLOJ DALLAVERESH KY FRANGAJ QE U NGRIT NGA SALIU …NJERI NEGATIV DHE ASPAK INTELIGJENT … INTELEKTUAL JO E JO ….FSHATAR …..

  11. REGJISORI says:

    O MARIUS TI NE TE ARDHMEN KUR TE NDERTOSH VILEN TENDE NE MENYRE TE NDERSHME, DO TE PUNESOSH SI KOPSHTAR KETA PUSHTETARET E SOTEM…,, PASI TE CILET KUR TE MBAROJNE DENIMET PENALE, DO TE KERKOJNE PUNE SI BURGAXHINJ KETU DHE ATJE…

  12. qytetar says:

    Mos e ki per turp.
    Shume deputete dhe ministra tek dera e Partise …Roje ne fillim pastaj…kane fillue Kaarriieerren
    Suksese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje