Vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti, Komuniteti i Emigrantëve i kërkon mediave greke të kërkojnë falje për shpifjet ndaj shqiptarëve

18 Qershor 2021, 10:45Sociale TEMA

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka shprehur tronditjen e thellë për vrasjen e 20-vjeçares, Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj.

Po ashtu ky komuniteti i i kërkon mediave greke të kërkojë falje publikisht për shpifjet ndaj shqiptarëve, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar.

“Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tronditjen e thellë dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik në vend.

Si të gjithë, ndjekim të shokuar zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Shprehim ngushëllime të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte ndaj familjes së viktimës 20-vjeçare, Caroline Crouch!

Njëkohësisht kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e për të dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kriminel tepër i rrezikshëm “shqiptar” apo “gjeorgjian” etj.

Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.
Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar.

Kërkojmë nga media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës!

Le të mos kultivojmë urrejtjen në shoqërinë tonë që është dëmtuar mjaft, por ku mund dhe duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht. Le të jemi të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë!”, deklaron Komuniteti.

3 komente në “Vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti, Komuniteti i Emigrantëve i kërkon mediave greke të kërkojnë falje për shpifjet ndaj shqiptarëve”

  1. Alban says:

    Bravo! Nje reagim dinjitoz.

    1. kastriot lamaj says:

      Reagim dinjitoz ……vec ne shoqerine helene keto reagime zakonisht nuk lene gjurme , nuk u djersine veshet shoqerise helene , e kane nxjere mendimin e tyre …….keto lloj reagime u futen nga njeri vesh dhe u del nga tjetri ……vec te shikoje njerin prej sindikalisteve te policise me emrin Stavros Balaskas , qe dikur nuk e kish problem te nderthurej me bandat paraushtarake te Agimit te Arte , nxirte shkum nga goja , dhe qe teper i sigurte qe krimin e kishin kryer shqiptare ……..atij cfare i thuhet tani ???????????

  2. FAKTI says:

    Vertete nje reagim dinjitoz, por a degjon nga ai vesh shteti dhe qeveria greke? Ky probleme duhet ngritur ne instancat me te larta te Be-se dhe ne gjykaten e Strasburgut, se une nuk besoj qe ne Greqi te kete ndryshim mendimi per ate qe eshte kultivuar ne breza. Greqia s’ka fuqi te reagoje ne kete drejtim se ne heshtje nuk i pelqen as qeverise dhe as shtetit sotem grek; ata ngelen “kale Troje” ne çdo kohe, perndryshe le ti degjojme te flasin hapur dhe te shkruajne e firmosin hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje