“E them me kënaqësi që po ulet numri i pacientëve të shtruar në spital dhe kjo tregon se është ulur edhe sëmundshmëria në popullatë.
Ne jemi drejt uljes së numrit të rasteve si asnjëherë tjetër gjatë kësaj periudhe. A do të shkojmë drejt zeros këtë nuk mund ta them dot.
Ne kemi disa ditë që nuk kemi pacientë të rinj të shtruar. Aktualisht nuk kemi asnjë person të intubuar, por kjo është një sëmundje që nuk të lejon të bësh shumë parashikime”.
Kështu u shpreh Najada Çomo, drejtoresha e spitalit Covid 1, në një intervistë për gazetaren e A2 Ornela Joti, teksa komentoi situatën aktuale në spitalin e vetëm Covid në vend.
Megjithatë, Çomo thekson se duhet të vazhdojë në mënyrë intensive procesi i vaksinimit, pasi është një armë e fuqishme në këtë luftë.
Sa i përket vjeshtës së dimrit të ardhshëm, Çomo u shpreh: “Do të isha e lumtur që të mos kishte më raste në Shqipëri, por gjykohet se mund të ketë raste edhe në vjeshtë, por vaksinimi është një proces i rëndësishëm dhe mund të minimizojë edhe atë që mund të vijë në vjeshtë”, tha Çomo.
Zoti na shpetoft ??????
Doktoreshe Najada, boll u lodhet edhe juve. Tani besoj do perqendroheni te politikat macro per shendetesine per deri ne 2030. Pra do shpalosni strategjine dhe vizionin tuaj per kete sektor. Duke qene se ju keni qene pjesmarrese ne kete sistem sic eshte katandisur deri me sot, besoj i dini te gjitha pikat e dobeta ku do nderhyni. Dmth o ja dini ju, o nuk ja di njeri. Edhe ju per nje femer, futeni te te gjatatKy fakt na gezon pa mase sepse sic ka thene edhe Skenderbeu, nuk ka hajdut dy metra, keshtu qe na mban shpresa te ju brezi i humanisteve. Vetem ki kujdes ruaj celularin si syte e ballit, ose me mire fshiji ato fotot dhe info qe i ke cuar Lulit se na dh… punen fare po doli qe ja ke cuar ti.