Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pasi vendet e Bashkimit Evropian, hoqën kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë.
Manastirliu e cila ka vlerësuar këtë vendim, duke e konsideruar një shenjë të mirë për vendin dhe të gjithë shqiptarët.
Ministrja shprehet se ky vendim tregon se vendi po shkon drejt normalitetit, por pavarësisht kësaj Manastirliu bën apel që qytetarët të mos ulin kujdesin dhe të tregohen vigjilentë deri në përfundim të pandemisë .
“Lajm i mirë. Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë.
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë.
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, ka shkruar Manastirliu në “Facebook”
Shqiptarët që udhëtojnë në Evropë ose janë drogaxhij dhe trafikantë ose pleqtë dhe plakat që ja paguajnë biletën fëmijët emigrantë. Ça dreqin ju duhet ju në Evropë ? Kjo budallaqja e jep si lajm me rëndësi të madhe.
Eshte arritje madhe o K*r. Tregon se pandemia po kalon. Njerzit te shkojne te njeri tjetri, per pune, pushime etj. Nuk ka jete pa levizje K*r.
Je nga drogaxhijte apo trafikantët ?