Shkodra, qyteti që u godit më shumë nga pandemia

16 Qershor 2021, 09:13Sociale TEMA

Kryeqendra e Veriut të vendit, Shkodra duket se ka qenë më e goditura nga kriza e pandemisë së koronavirusit.

Teksa në të gjithë vendin, numri i bizneseve vitin e kaluar shënoi rritje me 2.5% (përfshirë bujqësinë), në Shkodër u mbyllën 214 biznese, numri më i madh në rang vendi, raportoi INSTAT.

Nga të 61 bashkitë e vendit, në 6 bashki numri i përgjithshëm i bizneseve shënoi rënie, ndërsa në 54 të tjera shënoi rritje dhe në vetëm një bashki, atë të Dropullit, u raportua i njëjti numër biznesesh si edhe në vitin 2019.

Siç shihet nga të dhënat, bashkitë e mëdha e kanë përballuar mirë krizën pandemike, përveç Shkodrës. Për shembull, Bashkia e Tiranës u zgjerua edhe me 491 biznese të reja me shtim 1.1% të stokut të bizneseve. Edhe në Bashkinë e Durrësit, që pësoi goditje të dyfishtë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe krizës pandemike, vitin e kaluar u hapën 42 biznese të reja. Në Korçë u hapen 96 biznese të reja, në Elbasan 147, në Vlorë 86.

Vetëm Shkodra dhe disa bashki të vogla në Veri pësuan rënie të stokut të bizneseve aktive. Në përqindje rënia më e madhe ishte në Bashkinë e Klosit, ku u mbyllën 10.5% e bizneseve më 2020, në Fushë-Arrës me 10%, dhe Skrapar me 4.7% dhe Shkodër me 3.2%.

Nga ana tjetër, rritja më e madhe e numrit të bizneseve, u pa në Tiranë (+491),Lushnjë (+467), Berat (+212), Divjakë (+204) dhe Maliq (+189).

Shkodra, e cili zotëron burime të shumta natyrore dhe kulturore, ka performancën më negative nga 12 qarqet, në treguesit e papunësisë, klimës së biznesit dhe emigracionit të lartë gjatë vitit 2020 por edhe gjatë dekadës së fundit.

Nga censi i vitit 2011, deri në mes të vitit 2019, popullsia e Qarkut të Shkodrës u tkurr me 16.7% nga emigracioni, duke e renditur atë të parën për nga numri i madh i qytetarëve të larguar jashtë vendit. Përmbytjet e fundit dhe ekspozimi më i lartë ndaj fatkeqësive natyrore e kanë dëmtuar edhe më shumë qytetin.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, më herët tha për “Monitor” se, përkeqësimi i treguesve ekonomikë dhe demografikë në Shkodër po vjen prej aktivitetit të lartë të krimit të organizuar. Shumë biznese në qytet janë të detyruara të paguajnë gjoba të majme kundrejt organizatave kriminale, krahas taksave për qeverinë. Kjo situatë, sipas saj, ka rënduar jetesën normale në një qytet që trashëgon histori dhe kulturë, ndaj shumë qytetarë zgjedhin të largohen.

Në 10 vitet e fundit, pabarazia ndërmjet qarqeve dhe rajoneve është thelluar. Veriut i duhen 15 vjet për të arritur nivelin që ka rajoni i qendrës sot. Ekspertët këshillojnë krijimin e vendeve të punës me vlerë të shtuar për të rinjtë./B.Hoxha/Monitor

3 komente në “Shkodra, qyteti që u godit më shumë nga pandemia”

  1. Xon Cufi says:

    Aaa…
    Sepse,
    Po t jesh shkodran
    Tana i ban
    Edhe pandemin e han.

  2. Free mind says:

    Ja u ka dhene Zoti te gjitha, por ju ka hequr mendjen.
    Kane liqen, lumenj, alpet, bjeshket, ultesire perendimore, fusha pjellore, nyje strategjike doganore, rezerva ujore, rezerva drusore, blektori, bujqesi, peshk, industri, miniera.
    I shqyen te gjitha dhe kane 30 vjet qe ajrin e kondicjonuar dhe energjine ja u paguajne pensionistet e Shqiperise, ndersa shkodranet i jane leshuar tribalizmit, berishizmit hajvan, hajnise, ekstremizmit fetar, gjakmarrjes, urrejtjes.
    Jetojne nen avujt e kultures se dikurshme por bejne gjithcka ti ngjajne Kandaharit. Shkretetire, ekstremizem dhe injorance.
    Genjejne turpesisht veten dhe hiqen anti komuniste, por Shkodra pati levizjen me te madhe komuniste ne gjithe Shqiperine. I dhane Shqiperise 100ra komuniste deshmore.
    Qemal Stafa, Vasil Shanto, heronjt e Vigut, Vojo Kushi.. . I dhane Poetin neokomunist me i madh i te gjitha kohrave Migjenin. Qyteti me i industrializuar pas Tiranes ne kohen e komunizmit. Qyteti me privilegjet me te medha. Vete sekretari i pare i PPSHse RamizAlia, ishte shkodran. I dhane vendit Artiste, inxhinjere, mjeke.
    Ne fund ju erdhi ndot nga vetja dhe gjithcka kushin dhene per Shqiperine. Ju leshuan tribalizmit dhe hajnise.
    U shiten per gjoja te vetmit antikomuniste, duke poshteruar gjithe Shqiperine si komuniste, a thua se nuk ishin femijet e tyre ne 1945 qe permbysen pushtetin mesjetar te baballareve feudale, klerike e bajraktare.

  3. Tana i ban,tana i man says:

    Me ka ngelur ne kujtese,nje zonje e vjeter shkodrane,qe ne fillon te pandemie ne Shkoder respektoheshin shume pak rregullat.Ajo u shpreh :Nuk kena frike nga karavirusi,jena te forte ne malesoret.I qendron akoma apo ka shku me vrap te bej vaksinen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje