Prestigjiozja "The Economist" artikull për transformimin e Piramidës: Kur të rihapet do ketë hyrë në epokën digjitale

15 Qershor 2021, 13:02Sociale TEMA

Prestigjiozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull transformimit të Piramidës, e cila po shnderrohet në një hapësirë kushtuar teknologjise digjitale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar artikullin në Tiwtter teksa shkruan: “I lumtur që shoh Piramidën te ‘The Economist'”.

Më poshte artikulli i “The Economist”:

Ne ndertesen me te famshme te Tiranes degjohen goditje të forta çekanesh, teksa punetoret diç po bejne ne maje te saj. Pas disa vitesh e braktisur, Piramida e Tiranes po restaurohet, per t’i dhene një qëllim të ri.

Diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë 3 vjet para se Piramida të përfundonte në 1988. Por, asokohe simbolika e ishte e qartë: Enver Hoxha ishte faraoni shqiptar dhe Piramida – e projektuar nga e bija dhe dhëndri i tij – do te qendronte si monument i veprave te tij. Por, pas rënies së komunizmit në 1991, Piramida u mbyll.

Që prej asaj kohe, Piramida ka shërbyer për zhvillimin e panaireve të ndryshme, pastaj si disko e quajtur “Mumja” dhe si bazë e NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Ndërsa tani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se, teksa historia ka nevoje te kujtohet, ndërtesa duhet të ketë një qëllim dhe kuptim të ri. Kur të rihapet, Piramida do ketë hyrë në epokën digjitale, duke u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

3 komente në “Prestigjiozja “The Economist” artikull për transformimin e Piramidës: Kur të rihapet do ketë hyrë në epokën digjitale”

  1. Shkodrani says:

    Gazetaruceve të temes!
    Dixhitalizim sepse keshtu dhe shqiptohet,dhe jo digjitalizim!!!

  2. Shkodrani says:

    Gazetaruceve të temes!
    Dixhitalizim sepse keshtu dhe shqiptohet,dhe jo digjitalizim!!!
    Banju pak njerez

  3. Genti says:

    Ta cojme deri ne fund pjerdhjen gjuhesore e ti themi xhinseve gjinse, gjakut-xhaku, Xhaxhait -gjagjai,cekicit -qekiqi.Ta kyhejme shqipen ne kohen e Skenderbeut. Kjo tendenca e futjes se gegerishtes pas 50 -vjetesh perdorimi te gjyhes letrare ose te njehsuar me duket pervecse e pabazuar por edhe separatiste dhe antiunitariste. Gjuha eshte elementi me perbashkues i shqiptareve e nese i fryjme perdorimit te dialekteve pas disa dhjetvjecareve ndarja Gege-Toske pervecse territoriale do behet edhe gjuhesore. Nje perdorim i forte e regresiv i dialektores(gegerishte) po ndodh ne pjesen me veriore te shqipfolesve te shqipes ne Kosove pas pavarsise. Nderkohe qe pra pavarsise nga shqiptaret atje eshte insistuar ne perdorimin e shqipes se njehsuar sidomos pas Kongresit te Drejtshkrimit ne 1978 ku u bendos unanimisht perdorimi i Shqipes se njehsuar me baze te foluren e Elbasanit. Gjithe literatura eshte shtypur dhe botuar ne gjuhen e njehsuar dhe ne shkolla eshte mesuar po ashtu gjuha e njehsuar. Te fillosh pas 50 vjetesh perdorimi masiv te kesaj forme gjihesore te erdoresh apo botosh dialektet eshte dicka qe is hkon perkunder unifikimit gjuhesor te kombit tone. Nese dikush sot arrin te lexoje dhe kuptoje nje dialekt ne formen e tij te shkruar lete mare nje botim te vjeter ose gazete te para 70-80 viteve ose edhe LAhuten e Malsise te botuar para pak vitesh dhe do mekej ne vend pasi do i duhej fjalor per ta perkthyer. Une nuk jam kunder perdorimit te formave dialektore brenda familjes ose ne komunitetet e ngushta rajonale por jam katerciperisht kunder perdorimit te tyre ne Mediat vizive dhe ato te shkruara,ne institucionet shteterore lokale dhe qendrore dhe ne administrate e sidomos ne shkolla qe duhet te jene percues,frymezues dhe udhezues te mesimit te gjuhes se njehsuar Shqipe. Pavarsisht debateve se nga anon me shume shqipja zyrtare per njemije e nje arsye (shkencore apo politike). Shqipja zyrtare,letrare apo e njehsuar qe perdoret gjeresisht prej gati 60 vjetesh duhet te jete shtylla kurrizore qe do mbaje bashkuar kete komb pasi nga ana fetare jemi te ndare ne disa fe. Nese i meshojem perdorimit te dialektizmave te rende dhe te vrazhde per veshin e sotem nuk bejme gje tjeter por hapim kanale e ngrejme mure komunikimi mes njeri tjetrit dhe rrezikojme te kthehemi ne nje kulle babeli. Shqipja e njehsuar si element bashkimi shpirteror dhe kombetar duhet mbrojtur jo vetem me deklarata por edhe me ligj. Ka ardhur koha qe te mblidhet nje Komgres tjeter qe te vulose edhe me ligje mbrojtjen e gjuhes shqipe te njehsuar nga barbarizmat e periudhave te fundit, nga dilektizmat dhe nga regresi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje