Rama: Erdhi dita, fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania

15 Qershor 2021, 09:29Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Rama gjithashtu shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirë mëngjes. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje