Puna për ndërtimin e segmentit rrugor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, po vijon me ritme të larta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se deri tani janë kryer 18 % e punimeve.
“Po punohet për ndërtimin e veprave të artit, tombino rrethore dhe bokse dhe gërmimin e trupit të rrugës. Kanë përfunduar punimet për gërmimin në bazamentet e pilave të urës me gjatësi 109 m, si dhe është kryer mbushja e trupit të rrugës nga km 0-480”, bën të ditur ARRSH.
Në këtë projekt, përveç plotësimit me sinjalistikë veprave të artit, është parashikuar edhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.
Aksi i ri do të zgjerojë segmentin aktual të kësaj gjurme dhe do ta përshtasë që të ketë akses me daljen e Tunelit të Llogorasë.
Në total ndërtimi i rrugës do të kushtojë 16 milionë dollarë.
O bastard o ndyresira pse nuk perfundoni autostraden Kardhiq-Sarande por beni keto rruget ketej nga bregu per te shkuar tek vilat dhe bizneset tuaja personale. Pse masakroni turizmin ne Sarande deri ne Konispol ?
Pse sabotoni Saranden per qellime personale plehra ?
shtet idegjenruar edhe shtet budalla …fillo punimet ne qershor ptu idiota