Komanda e SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë

16 Qershor 2021, 18:16Sociale TEMA

Komanda Europiane e SHBA-së ka dhuruar pothuajse 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e pranishme në ceremoninë e dhurimit u shpreh se SHBA përkujdeset për popullin shqiptar. Teksa kujtoi fjalët e sekretarit Baker kur vizitoi Tiranën vite më parë, ajo u këshilloi që të kujtohen për përkujdesjen amerikane.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset.

Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë; ju ishit me ne dhe ne jemi me ju”.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.

1 komente në “Komanda e SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje