VIDEO: Bashkia Tiranë rikonstrukton pallatet e dëmtuara nga tërmeti në njësinë 8, Veliaj: Çdo ditë e orë, puna vazhdon

16 Qershor 2021, 17:27Sociale TEMA

Falë rikonstruksionit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot komunitetet në kryeqytet jetojnë në një ambient shumë herë më të mirë se më parë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga një prej pallateve në kryeqytet në njësinë Nr. 8 që pësoi dëme nga tërmeti, por falë programit të rindërtimit, ai është rikonstruktuar duke përmirësuar jetën e banorëve.

“Pallatet te Njësia 8 dolën në dritë!  Falë rikonstruksionit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot komuniteti jeton në një ambient më të bukur e më të pastër. Çdo ditë e orë, puna vazhdon”, shkruan Veliaj.

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Tiranës nisi dhënien e bonusit të qerasë për  familjet e prekura dhe që i përkisnin kategorisë DS4 dhe DS5, ndërkohë që për DS1, DS2 dhe DS3 financoi rehabilitimin e dëmeve nga vetë pronarët e banesave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje