18 makina përfshihen në aksident, vdesin 9 fëmijë dhe një i rritur

21 Qershor 2021, 09:29Bota TEMA

Nëntë fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën në një aksident në SHBA, ku u përfshinë 18 automjete në shtetin e Alabamas të goditur nga stuhia.

Mosha e fëmijëve varionte nga nëntë muaj deri në 17 vjeç, thanë zyrtarët, ndërsa automjetet kishin humbur kontrollin.

Viktimat e tjera ishin në një autobus që i përkiste Tallapoosa County Girls Ranch, një shtëpi strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore ose të abuzuara. Më i vogli ishte katër vjeç.

Një kalimtar i rastit tërhoqi drejtuesin e autobusit për në siguri dhe më pas u përpoq të shpëtonte fëmijët, megjithatë autobusi tashmë ishte përfshirë nga tymi dhe flakët.

Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe tornado, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në Alabama.

1 komente në “18 makina përfshihen në aksident, vdesin 9 fëmijë dhe një i rritur”

  1. Pargali says:

    U prefshin ne paqe.

    Zoti qofte me ta.

    Zoti i dhente qetesi, sidomos femijeve te braktisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje