‘Dosja 339’, gjykata merr vendimin: Dënohen komisionerët e Shijakut

21 Qershor 2021, 17:00Kronika TEMA

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimet për komisionerët e Shijakut të cilët u arrestuan me akuzën se kishin manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2017.

GJKKO ka dënuar me 1.8 vjet burg Shpëtim Markun, Redi Hysën, Indrit Bicin dhe Jakup Bregun. 1 vit burg ka dhënë për Orkida Lalën.

Dënim më të madh kanë marrë Amarild Zeza dhe Qemal Domi, përkatësisht 3 vjet burg dhe 2 vjet burg.

Përveç dënimit me burg, gjykata i dënoi ish-komisionerët me 5 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të profesionit.

2 komente në “‘Dosja 339’, gjykata merr vendimin: Dënohen komisionerët e Shijakut”

  1. E verteta says:

    5 vjet mos me ba komisioner? Per jete nuk duhet te bejne me komisioner. Edhe per llallen u denua me burg dhe per 5 vjet mos te beje prokuror. Per gjithe jeten nje I denuar nuk duhet te beje me prokuror. Te ben me qeshe ky vendim I spakut. Shtet kot. Nuk behet kurre si Europa.

  2. Fakireve jua futen prap ,politikanet fituan- TURP TURP TURP says:

    Prap ca fakira jua futen ,kurse politikanet prap me paga te majme dhe benefite -u

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje