Dy shqiptarëve u kapet shtëpia e barit në Skoci, policia: Sipërmarrje kriminale e një niveli të madh dhe sofistikuar

19 Qershor 2021, 13:12Kronika TEMA

Krahas Anglisë grupet kriminale shqiptare, e kanë shtrirë kultivimin e kanabisit nëpër shtëpi edhe në Skoci.

Sipas të përditshmes The Sun, publikimi për Skocinë, dy shqiptarë janë gjetur fajtorë, pasi u arrestuan brenda një godine, e kthyer për rritje kanabisi.

Prokuroi çështjes i tha gjykatës se Ogres Rizaj, 28 vjeç dhe Agustin Grembi, 26 vjeç punonin brenda këtij ambient ku sasia e rrënjëve të kanabisit, kapte vlerën rekord të 9.5 milion stërlina.

Në këtë ambient në periferi të Glasgow policia sekuestroi 3.000 rrënjë kanabis.

Sipas policisë kjo sipërmarrje kriminale, ishte një organizim i një niveli të madh dhe sofistikuar.

 

Në Gjykatën e Lartë në Glasgow, shkruan The Sun, Rizaj dhe Grembi që të dy emigrantë ilegal pranuan akuzat për prodhim droge.

Një tjetër person i njohur si Danny, kishte paguar 5.000 stërlina për të marrë me qira këtë ambient në vitin 2020.

Prokurori Euan Cameron tha në gjykatë se: “ambienti i marrë me qera ishte ndarë në 13 dhoma duke e kthyer objektin në një njësi industriale, rritje kanabisi.

Po sipas prokurorit Cameron, vlera e shitjes të kësaj sasie kanabisi të mbjellë shkon 6.5 milion stërlina deri 9.44 milion stërlina.

2 komente në “Dy shqiptarëve u kapet shtëpia e barit në Skoci, policia: Sipërmarrje kriminale e një niveli të madh dhe sofistikuar”

  1. Noc Poetnori says:

    Sa shum zhvillim,
    Qi ka n Perendim.
    Ka shpi
    Per njeri.
    Streh shtpu ka pa mas edhe per kafsh.
    Por tash ,fati ka mar,shtpi mu ngrit edhe per bar !

  2. Ja pra kush e pengon Zhvillimin e Njerezimit .
    Ne vend qe ti afronin shtepi te tjera en dispozicion ,per kta Kopeshtare te Talentuar
    dhe apasionuar mbas Gjethes me Simpatike nder ferra ,
    mir qe nuk i Dekorojne por edhe i pengojne .
    Kjo injorance e ksaj Bote po na kushton shume .
    Kam pas rrespekte per Kapterrat Skoceze se kan nji Kapele te lezeteshme me ato kuadrata te bardha ,
    por tani e ?
    ike re legena
    Fuck of ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje