Artan Hoxha zbulon kush është vlonjati që u arrestua në Itali: Kapëm një alamet ngarkese në dalje

18 Qershor 2021, 19:35Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar identitetin e shqiptarit të arrestuar pak ditë më parë në Brindizi duke transportuar kokainë nga porti i Vlorës drejt Italisë.

Artan Hoxha shprehet se ai është J.H. nga Vlora, një personazh i arrestuar dhe më parë nga Policia Shqiptare për trafik narkotikësh.

Hoxha komenton në një status në rrjetet sociale operacionin e zhvilluar pasditen e sotme në Portin e Durrësit ku u kapën 300 kg kokainë me destinacion Italinë duke theksuar se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në dalje.

“Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut… Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje…

Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje… Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores.

Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje.  Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh….”, shkruan Artan Hoxha.

1 komente në “Artan Hoxha zbulon kush është vlonjati që u arrestua në Itali: Kapëm një alamet ngarkese në dalje”

  1. Kapem nje ngarkese !!! Jan disa tipa ne Facebook,te pa pun,te cilet e kan len tet vjecaren pergjysem,dhe ne profilin e tyre shkruajn : Profesioni- Forcat Speciale Renea. – Artan Hoxha nga sot ta shkruaj si te ja doj qejfi ne Facebook : Minister rendi,drejtor Policie,Drejtues i forcave operacionale….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje