Qeveria i kërkon SPAK-ut sekuestrimin e pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga vettingu

18 Qershor 2021, 11:21Kronika TEMA

Qeveria i rekomandon Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme që të përqëndrojnë punën te identifikimi dhe ndjekja penale jo vetëm e ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të shkarkuar nga vettingu për mosjustifikim pasurie, apo lidhjet e dyshimta me elementë kriminalë, por edhe të atyre që u dorëhoqën para se t’i nënshtroheshin procesit të rivlerësimit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpalosi rekomandimet në një takim virtual me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Posaçme, ku tha se ndjekja penale e kësaj kategorie të ish-punonjësve të sistemit të drejtësisë nuk është vetëm kërkesë e Qeverisë shqiptare, por edhe e partnerëve ndërkombëtarë.

“Qytetarët presin që çdo gjyqtar, apo prokuror që është pasuruar në kurriz të halleve të popullit shqiptar, të vetmin fat që duhet të ketë është dalja përballë drejtësisë dhe sekuestrimi i pasurisë. Kjo ka qenë në vijimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, që duhet t’i vendoset në vëmendje SPAK dhe GJKKO”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Mes rekomandimeve, Qeveria vëren se në sistemin e drejtësisë po keqpërdoret pavarësia e dhënë me ligj për prokurorët dhe gjyqtarët për të shmangur llogaridhënien.

“Ka qasje në kundërshtim me frymën mbi të cilën u ndërmor reforma në drejtësi; ajo e keqkuptimit të pavarësisë për të shmangur llogaridhënien”, deklaroi ministrja.

Drejtuesve të prokurorive u kërkoi që me përgjegjshmëri të garantojnë pavarësinë dhe llogaridhënien dhe të forcojnë bashkëpunimin mes vetë prokurorive, por edhe me institucionet e tjera.

Mungesa e bashkëpunimit është ngritur si shqetësim edhe në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, të prezantuar së fundmi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Kuvendit nga kryeprokurori Olsian Çela.

Ky i fundit vlerësoi rekomandimet e Qeverisë dhe kërkoi nga vartësit e tij që të angazhohen maksimalisht për zbatimin e tyre.

Është e domosdoshme një përfshirje më e madhe e drejtuesve në ndjekjen e rekomandimeve përmes udhëzimeve të përgjithshme dhe atyre për çështje konkrete. U tërheq vëmendjen drejtuesve të prokurorive për t’i vlerësuar maksimalisht rekomandimet dhe në vijim të hartojnë plane të qarta veprimi për ndjekjen e tyre”, deklaroi Çela.

4 komente në “Qeveria i kërkon SPAK-ut sekuestrimin e pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga vettingu”

  1. asd says:

    I “forte” Cela; Ben rekomandime vartesve. Asnje pune, asnje ceshtje te zgjidhur. Edhe SPAK “nuk ben shaka”. Arben Kraja fle gjume te thelle. Te dy keta drejtues marrin rroga nga 80 mije USD ne vit, … e nderkohe Shqiperia vazhdon te shklyhet nga krimi dhe korrupsioni i pushtetareve te larte. Kraja deklaroi se pret dokumentacion nga DASH, thua se ata te DASH punojne per SPAKun. E nese ata te DASH nuk i sjellin letra, ky vazhdon e shtyp ndonje morr te vogel aty ketu neper batanije “sa per rroge”

  2. kacaku says:

    Hej ju zoterinjt e qeverise ,mos beni zhurm tash , Olsiani po dremit pak dhe do qetesi maksimle perndryshe do zgjohet me nerva dhe do kerkoje si demshperblim per prishjen e gjumit 4 fishin ngritje roge ……Olsiani pra , qe bete namin te na e sillnit si me i talentuari , si me i rezikshmi , ku do kapte peshqit e medhenj sa te hapesh e te mbyllesh syte ……deri me tani te vetmin qe ka kapur eshte kari i tij dhe ate e ka kapur dhe se leshin kollaj ……..

  3. Dajti says:

    Kerkese e nderkombetareve?
    Kjo nenkupton qe atyre gjyqtareve u thoni se nuk e keni nga ne,
    se ne nuk kemi c’bejme se na i kerkojne nderkombetaret.
    Bravo ministre. Kesaj i thone “Me tha nena me la gojen”.

  4. prokuroria says:

    Duhet vepruar shpejt , sa nuk i kane tjetersuar .
    Filloni me ROVENA LLALLA GASHIN, EMA GASHIN me gjithe 16 pronat qe kishte ne emer te babait , 2 hotele, e sa e sa qe i di SHISHI.
    Keni ALAUDININ qe ka gjysmen e Vlores dhe spitalin Amerikan Kosove, GJININ,
    me keta mbushet gjysma buxhetit per termetin.
    Apo i keni pasur shoke lufte dhe jua dini njeri tjeterit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje