Apeli lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn

18 Qershor 2021, 10:26Kronika TEMA

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn. Po ashtu, është lënë në fuqi vendimi edhe për Donald Lushajn, 10,8 vite burg dhe Armand Pezakun me 8,8 vite burg, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Pak kohë më parë u arrestua edhe Selim Çekaj, babai 72-vjeçar i Arbër Çekajt, i akuzuar po për trafik droge. Ai u arrestua në prill, pasi në një kontejner me banane të porositura prej kompanisë së administruar prej tij në Ekuador u gjetën 49 kg kokainë. Në vijimësi 72-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me sasinë e drogës. Arrestimi i tij solli dhe një revoltim të të birit në një nga seancat gjyqësore ndaj tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Arbër Çekaj e konsideroi prangosjen e të atit si një sulm ndaj familjes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje