Gjykata Administrative rrëzoi këtë të mërkurë kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish-Komisarit Artan Cuku.
Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre, ish-efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më parë dhe shteti nuk kishte marrë masa.
Por kërkesa e tyre u rrëzua nga Gjykata Administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit me vrasjen e tij.
Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të Liqenit Artificial, në 8 Prill të vitit 2017. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohën kur kishte qenë drejtues në Vlorë.
s;’ju mjaftojne ato qe ka vjedhur i ndjeri?!!! sa te pangopur keta njerez… e ne te njejten faqe qe lajmi per princeshen holandeze qe refuzonte pagesen qe merr suipas ligjit….