VIDEO: Makina me shpejtësi ‘skëterrë’ përplas këmbësorët italianë në Durrës, largohet sa hap e mbyll sytë

16 Qershor 2021, 09:45Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr 11 në Durrës. Një makinë, e cila po ecte me shpejtësi në disa lagje të zonës, përplasi dy këmbësorë.

Sipas dëshmitarëve, kmbësorja e përplasur është shtetase italiane, rreth 70 vjeç. Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që makina i përplas e më pas drejtuesi i mjetit vijon sërish të ecë duke mos ndaluar për të parë se si është gjendja e të plagosurve.

Gruaja e plagosur mori disa plagë nga përplasja e fortë, duke u dërguar më pas në spital.

Pas përplasjes burri arrin të ngrihet dhe e sheh nga pas teksa largohet. Ai shihet që bën disa hapa para, në drejtim të makinës e cila po largohet.

Drejtuesi apo drejtuesja e mjetit është shpallur në kërkim nga policia.

4 komente në “VIDEO: Makina me shpejtësi ‘skëterrë’ përplas këmbësorët italianë në Durrës, largohet sa hap e mbyll sytë”

  1. Kafshe says:

    Prandaj ikune njerze prej Shqiprije.. Pavarsish se munde të kenen nje pune ose nje biznes.. Por eshte shume e veshtire të jetoshe në kët vende për shkaket të njerzeve se pse shumica e njerzve jane të Qmendur ose sjedhjen si te ishine zgjidhure nga vargojte.. Nuk rrespetone jeten as pronen e tjetrit .. Edhe policija që pase ikjes së Sander Lleshi ka fillue me u bë çdo dite e më kote ose siqe Ka që ne kohen e Sali Berishes dhe Fatose Nanose.. hane fara lule djedhi

  2. Jon says:

    Merrni te pandehur Adriatik Llallen dhe Aqif Rakipin per aksidentin me vdekje te Seit Sorres, 12 gusht 2017. Qifja iku nga vendi i ngjarjes edhe pse la pas nje te vdekur, dhe Tiku ja mbylli ceshtjen. Nuk shfajsohet dot Tiku, se edhe ne emision u shpreh se ne kohen e tij, prokuria ishte hierarkike dhe kishte besimin se ashut duhet te jete. Pra e kontrollonte ai. Me kete rast, live ne TV ti fusim nje shpulle Edi Rames ashtu si Macronit, qe nuk u ndje fare dhe tani e beri djalin e Qifes deputet. Pastaj merruni me kete ne Durres. Qelbesira qe te gjithe, qe nuk jeni gje tjeter!

  3. Labi says:

    Nuk eshte problem,kete e lejon policia vete, kapja e shofeteve te tille eshte puna me e kollaj te bej nje polic po nuk duan,dalin qellimisht ne rruget kombetare per te mbledh leke e lene pjeset e btendeshme te qyteteve,nese zbatohet ligji 50% e shofeteve ngelen pa patente,ecja me kete shpejtesi duhet te trajtohet tentim vrasje,si ne cdo vend te europes,njafton nje polic nga shkolla baletit deri te tregu elektrik e ben namin nga parkinget gabim e shpejtesia e disave te ardhur ne Tirane viteve te fundit,sfidojne hapur policine e ligjin.

  4. Per shtet te FORTE ligjor says:

    Shtet kurve i dirigjuar nga bandat.Ka ardhur koha qe keta bije kurvash dhe prostitutash,te perndiqen,arrestohen,denohen dhe po qe nevoja,te vriten nga strukturat e shtetit anti-krim sepse po bejne kerdine drogaxhinjte ne elbasan,fushe-kruje,vlore,durres,etj.Shteti duhet qe edhe me ushtri ta kontrolloje territorin sepse po shihet qe policia deri me tani,po tregohet e dobet dhe jo-eficente kunder bandave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje