Një ngjarje e rëndë u raportuar nga policia e Gjirokastrës mëngjesin e kësaj të mërkure. Një burrë 61-vjeçar ra në pranga pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht tre vajza të vogla, të moshës 14, 8 dhe 7 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual””, thuhet në njoftimin e policisë.