Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: 67 milionë lekë gjoba në Ksamil, Velipojë e Shëngjin

17 Qershor 2021, 14:53Kronika TEMA

67 milionë lekë të reja gjoba janë vendosur deri më tani nga IKMT ndaj 44 subjekteve që kanë ndërtuar pa leje në bregdet. Shifrat i tregon Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa po vijon operacioni “Bregdeti Ynë”.

“Që prej nisjes së operacionit dhe deri më sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit krahas shembjes së ndërtimeve pa leje dhe pastrimit të inerteve, ka vendosur 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte. IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit.

Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi.

Pjesa më e madhe e subjekteve të gjobitura është në zonën e Ksamilit, më pas vijon me Velipojën e Shëngjinin. Dy ditë më parë IKMT dhe Policia e Shtetit e shtrinë operacionin në Shëngjin. Në ditët e ardhshme do të vazhdohet me zona të tjera të bregdetit sipas hartës me njollat ku janë evidentuar objekte të ngritura pa leje.

2 komente në “Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: 67 milionë lekë gjoba në Ksamil, Velipojë e Shëngjin”

  1. vlora.vlora says:

    O cuci mbushsi ,leri tullat dhe betonin po shiko kriminalitetin ,cdo tre dite ke nga nje ekzekutim ne vlore,na e cuat renean sa per sy e faqe ,minister i pa afte

  2. Jon says:

    Ju duhet te denoheni me pune te detyruar ne ndertim. Te pakten tre vjet pune si manovratore Fadrome dhe Cekici Pneumatik. Me pagese, pa problem. Gjate asaj periudhe, do keni kohe te reflektoni se pse edhe titullin e operacionit e vute “Bregdeti Yne” dhe Jo “Bregdeti Juaj”. Jashte mase shume ngadale dhe vone, por gjithsesi uji i gamileve tuaja po mbaron. Dhe ky eshte nje lajm i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje