“Do të vras motrën”, zbardhet rrëfimi i Klevis Allës: Bëra shoferin e vrasësve të vëllezërve Haxhia, emrin e Nuredin Dumanit s’e përmendja dot se më kërcënoi

18 Qershor 2021, 20:11Kronika TEMA
“Do të vras motrën”, zbardhet rrëfimi i Klevis

Vellezerit Haxhia

Klevis Alla ka shmangur shumë herë emrin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani nga rrëfimi i tij pasi kishte frikë nga ai. Në rrëfimin e plotë të penduarit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2020, Alla mësohet të ketë thënë se Dumani e kishte kërcënuar me jetën e të motrës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e Allës, i cili pohoi se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Diven te shtëpia e Besmir Haxhisë. Në rrëfim, Alla ka treguar se Nuredin Dumani, të cilin e kishte komshi, i ka kërkuar që ta takonte.

Në bisedën që kanë zhvilluar ai i ka kërkuar Allës që dy miqtë e tij, t’i dërgonte pranë shtëpisë së Besmir dhe Viktor Haxhisë, për të monitoruar zonën. Besmir Xhixha dhe Enver Diva, pasi kanë monitoruar të gjithë ambientin, kanë rënë dakord për të kryer vrasjen, por kanë kërkuar që si shofer të jetë Klevis Alla, pasi ishte një njeri që e njihte mjaft mirë zonën.

“Në muajin mars dhe prill jam telefonuar nga Nuredin Dumani për të shkuar në shtëpinë e tij. E kam komshi. Ai më tha: ‘merri këto se janë shokët e mi dhe çoji përreth shtëpisë së Besmir Haxhisë, e mos fol fare’. Ai thotë se me automjetin e tij tip Golf 5, shkuan afër shtëpisë së Besimirit dhe ranë dakord për vrasjen e Haxhisë, ata thanë që vendi është i mirë, nuk kishte kamera, por mungonte shoferi.

Ata kishin menduar që shoferi do të ishte Alla, pasi e njihte mirë zonën. Dy ditë më parë, Nuredini tha që një person kishte rezultuar pozitiv me COVID, e ai ishte Enver Diva. Në një tjetër moment ka shoqëruar Xhixhën te shtëpia e Dumanit, e pas një dite ai ka ikur.

Një natë më pas, është diskutuar mes Dumanit, Çelës dhe autorëve për vrasjen e Besimir Haxhisë. Kur plani me vrasësit me pagesë dështoi, Talo Çela, Nuredin Dunami dhe të tjerët, vendosën që ta kryenin vetë vrasësin. Në fakt, objektivi ishte vetëm Besmir Haxhia, ndërsa nuk ishin në dijeni që në makinë gjatë momentit të vrasjes ishte dhe vëllai i tij, Viktori.

Alla ka refuzuar fillimisht të implikojë në Nuredin Dumanin në këtë histori. Sipas tij, Dumani njihej si një person i rrezikshëm në qytetin e Durrësit, me lidhje të forta në polici. Madje sipas Allës, Dumani, e ka kërcënuar se do të vriste motrën e tij nëse tregonte. I riu ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, vetëm kur policia e ka siguruar se ai dhe familja e tij do të jenë në mbrojtjen e tyre.

Ai ka mohuar dhe ka fshehur emrin e Nuredin Dumanit dhe flet për një person të tjerë të përfshirë dhe e identifikona të me nofkën Bubi. Sipas tij, Nuredin Dumani është një njeri i rrezikshëm, me lidhje të forta në polici, madje sipas tij, Dumani e kishte kërcënuar se do t’i vriste motrën, ndaj dhe ka heshtur. Por kur ka marrë sigurinë e policisë, se ai dhe familja e tij do të ishte i mbrojtur, i ka rrëfyer të gjitha.

Sipas Allës Nuredin Dumani është i rrezikshëm, ndërsa shton se ata kanë lidhje të forta në policinë e Durrësit. Duke u ndalur tek fakti se pse nuk e tregoi si fillim emrin e Dumanit, ai tha se; “S’e tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën. Besian Xhixha një natë qëndroi në shtëpinë e Nuredin Dumanit,”- tha Lala ndër të tjera.

Enver Diva dhe Besian Xhixha u vunë në pranga në kuadër të një operacioni të organizuar nga forcat RENEA. Ata ishin piketuar nga Çela e Dumani për të vrarë vëllezërit Haxhia, por Covid-19 u prishi planet. Ishte Enver Diva, ai u infektua nga pandemia COVID-19 dhe madje, tre ditë para se të ndodhte vrasja, doli në TV dhe me mikrofon në dorë ankohej se nuk kishte të hante dhe se nuk i rimbursoheshin ilaçet. Por, Talo Çela nuk e la çështjen pas dore. Ai kontaktoi Klevis Allën dhe Altin Ndocin për të çuar deri në fund vrasjen, por këta të tashmë janë të penduarit e drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje