Inxh. Ergys Verdho emërohet administrator i ri i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare

21 Qershor 2021, 15:50Sociale TEMA

Ergys Verdho vendoset administrator i ri I KESH pas largimit të Benet Becit, i cili u zgjodh deputet për qarkun Shkodër.

Lajmin e bën të ditur vetë Z. Verdho përmes rrjetit social “Facebook” sipas të cilit rikthimi në Kesh është një nostagji për të pasi në 2013-2018 ka mbajt postin e Drejtorit te HEC Fierzë.  Ai inspektoi punimet e këtij hidrocentrali dhe u njoh me investimet që janë në zbatim si dhe projektet e tjera që do të kthejnë KESH në një model të mirë Korporate publike, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërkohë kujtojmë se Ergys Verdho që prej vitit 2018 mbante postin e Drejtorit të ARRSH ku gjatë kësaj periudhe , Autoriteti Rrugor njohu një zhvillim të vrullshëm infastrukturor siç mund të përmendim projekte të mëdha si bypass-i i Fierit, ai i Vlorës, i Tepelenës, hapja lindore e Unazës së madhe të Tiranës, fillimi i të 3 loteve në Unazën e Re, rindërtimin e shumë veprave si pjesë e programit të rindërtimit të pas tërmetit të vitit 2019 si dhe përfundimi i disa akseve të cilat i kanë dhënë hov zhvillimit të turizmit në vendin tonë 3-4 vitetet e fundit.

Në postim thuhet se:

Me nostalgji rikthehem në HEC Fierzë, 3 vite më pas, kur mbaja postin e drejtorit të këtij Hidrocentrali. Sot, gjatë vizitës sime, si Administrator i Korporatës Elektroenergjitike u njoha nga afër me investimet në proces, nevojat për përmirësimin e kushteve të punës si dhe projektet e reja që do të kthejnë KESH në një model të mirë Korporate publike, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

2 komente në “Inxh. Ergys Verdho emërohet administrator i ri i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare”

  1. Kastriot says:

    Suksese z. Verdho. Por me korrekt. By pass i Vlores ende nuk ka mbaruar. Ai i Fierit shume i thjeshte, ne zone fushore. Ku eshte vrulli ketu? 3 vjet nuk jane pak kohe spo jo.Uluni me kembe ne toke. Nuk e di cili eshte profesioni juaj por tek rruget cfare deshet?
    Kastriot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje