Hoqi kufizimet me Shqipërinë, çfarë kërkohet për të udhëtuar drejt Greqisë

22 Qershor 2021, 09:12Rajoni TEMA

Greqia ka hequr kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se personat që kërkojnë të udhëtojnë në Greqi duhet të kenë plotësuar një nga kriteret si testi Covid, dëshmia që ka kaluar Covid ose certifikatë vaksinimi.

Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.

Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.

Është i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.

Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi. Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test. Familjarëve që bashkohen pas kaq kohësh, i urojmë vetëm mbarësi e shëndet.

4 komente në “Hoqi kufizimet me Shqipërinë, çfarë kërkohet për të udhëtuar drejt Greqisë”

  1. janullatos arxidoglyftis says:

    nuk na plasi rrocka per greqine !
    Kemi Spanje, France, Itali, Turqi, Israel per pushime !

    ??????Greece??????

  2. Ay Qy Qe says:

    Faqja Zyrtare e Qeverise Greke per aplikim nuk hapet vetem nga Shqiperia. E testuar nga shume vende te tjera te botes, perfshire Afrike te Jugut, Indi, Brazil (vende me virulence qr), hapet. Jo se me plas personalisht me vajt ne Greqi, por thjesht nje testim i “fqinjesise se mire”.

  3. duan hurin e shqiptareve pederastet e greqise
    # s’te len ne gerrqi mo?

  4. Erdogan says:

    Ne Vorio Epirotet e Jeorgios Jastriotis ne Albanistanin Islamike qe hiqen dhe si “Pell-zagare” nuk na cahet mend……..ja se kane apo jo vend Strategjike ata qe i ka shker………..et per 500 vjet.
    Putana kur eshte e mesuar me lo……….e eshte shume e veshtire te ndryshoje.
    Thjesht zgerbythje dhe te degjeneruar qe po veteshkaterroheni cdo dite.
    Ndryshimet e Topo-Onomat e Lashta Greke te Vorio Epirit nga ju te zgjebosurit jane nje nga faktet historike qe tregon se vetem “njerez” nuk mund te beheni.
    Po kur thone zgjebet e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve qe kane “vellezer” Heronjte e Greqise te ashtuquajturit Arvanitas!
    Ju jini scandal qe as gluhe (Glosa) nuk kini patur as kini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje