FOTOT/ U vra nga bashkëshorti pilot, hapet ditari i Caroline Crouch: U zura me Babis sërish, i thashë që dua të ndahem

20 Qershor 2021, 16:07Rajoni TEMA
FOTOT/ U vra nga bashkëshorti pilot, hapet ditari i Caroline Crouch: U zura

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi, por edhe anembanë botës, ku piloti Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij 20 vjeçare Caroline Crouch dhe për ditë të tëra deklaroi se ishte një vrasje nga persona të tjerë, derisa pranoi autorësinë e krimit pas presionit të policisë dhe provave të pakundërshtueshme.

Të dhëna tronditëse dalin nga ditari i të resë që tregon se donte të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe të largohej së bashku me vajzën e saj të vogël.

33 vjeçari Babis Anagnostopoulos, pranoi se e vrau bashkëshorten e tij Caroline dhe më pas sajoi një grabitje, pasi ajo e kishte kërcënuar se donte divorcin.

Pasi e mbyti me jastëk, Babis shprehet se e kishte zënë paniku kur e kishte parë të vdekur dhe për këtë arsye, duke qenë e pamundur të zhdukte trupin kishte menduar të shpikte grabitjen e sajuar.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Babis tregon se 20-vjeçarja ishte shumë agresive dhe se hodhi foshnjën në krevat e më pas e goditi natën e vrasjes, gjë që e kishte bërë të dilte nga kontrolli.

Por ditari i Carolinës, i cili tashmë është në duart e policisë, krijon tablonë e një martese të palumtur dhe të dhunshme, ku ajo kishte dashur disa herë ta linte bashkëshortin.

Mes rreshtash shihen zënkat e dhunshme të përsëritura shpesh mes çiftit, ku disa herë ajo nënvizon se e ka goditur. Vajza e kishte çuar ndërmend të ndahej nga piloti i helikopterit që në vitin 2019, pasi nuk ndihej mirë në këtë marrëdhënie.

Për herë të parë, ajo i tha Babis se donte të largohej në korrik të 2020 së bashku me vajzën që në atë kohë ishte 1-muajshe dhe se kishte filluar të kërkonte për një shtëpi më vete.

Në nëntor të 2019, ndërsa Caroline ishte ende shtatzënë me vajzën që lindi në qershor shkruan në ditar rreshtat: U zura sërish me Babis. Kësaj here ishte serioze. Unë e godita dhe mallkova, ndërsa ai theu derën. Mendoj që ta le. Dua të shkoj te motra ime.  Nuk e di nëse mund të vazhdoj më me Babi. E dua shumë aq sa nuk mund ta le edhe pse kjo marrëdhënie po më lëndon.

Në korrik të 2020, britanikja shkruan, “Sot e vogla ime bëri një muaj, është dhe dita kur i thashë Babit se dua ta le… Ndihem keq”.

Ajo tregon se kishte menduar të largohej përpara se të ishte shtatzënë dhe se kishte gjetur një shtëpi në Athinë, por më pas i ishte kthyer mendja pasi nuk donte që e vogla të rritej pa të dy prindërit.

Për javë me radhë efektivët e policisë kërkuan për një bandë imagjinare me shqiptarë që kishin hyrë, sipas Anagnostopoulos, në banesën e tyre në Greqi, për t’i grabitur.

Por pasi ekzaminoi telefonat e të dyve, policia arriti në përfundimin se 33-vjeçari po i gënjente. Një aplikacion për matjen e hapave, i instaluar në celularin e tij, tregonte që në minutat kur Babis pretendonte se ishte lidhur nga grabitësit dhe i ishin mbyllur edhe sytë, në fakt ishte duke lëvizur lartë e poshtë nëpër apartament. Gjithashtu, ora biometrike që Caroline mbante tregonte se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri disa orë përpara periudhës kur bashkëshorti i saj pretendonte se kishte ndodhur grabitja. Për më tepër, ai ishte përpjekur edhe të fshinte një pjesë të pamjeve të kapura nga kamera e sigurisë e instaluar në banesë.

12 komente në “FOTOT/ U vra nga bashkëshorti pilot, hapet ditari i Caroline Crouch: U zura me Babis sërish, i thashë që dua të ndahem”

  1. janullatos karafla says:

    edhe Babis alvanos eshte

    1. Hoxh Armandi says:

      Lajme te freskta nga turkoshqiperia pellazge sot.

      “Korçë/ Ishin duke pirë alkool në lokal, nis sherri mes dy vëllezërve! 61-vjeçari e godet disa herë me thikë dhe plagos rëndë vëllanë më të vogël“

      Ca te besh me ju turkoshqiptare???

      1. Titi says:

        V.k pune arrixhish neoprene.

      2. Lilo says:

        Hajd se nonje arumun do ket qen,vellai I evgjiteve qe vetquhen grek.
        Te zinj ne future,me keq se arabet dhe e quajn veten grek te lasht apo autokton,njesoj si turqit.
        Aman o evgjiter qe populloni greqin,merrni dhe turqit dhe he mbajani ne turkmenistan andej ku keni gjysherit.

  2. Hasani nga Kucova says:

    Ka qe prej dates 12 maj qe veç per kete ngjarje shkruhet .Ngjarje te tilla jane bere te perditeshme ne Shqiperi.Ju gazetare do qani hallet tona apo hallet e botes?

    1. Matrapiku says:

      O Hason dhe ti Hoxh Armani, lerini Arnautat te c’fryjne kompleksin e tyre te inferoritetit ndaj Helades, se lajme me kriminela Grek 1 here ne vit mund te degjojn.

      1. janullatos arxidoglyftis says:

        ja edhe dy bythqirat e janulles bejne replike me njeri tjetrin

  3. Bujar Kanapari says:

    Trashegimia financiare e viktimes, nuk eshte shkaku paresor, pasi cifti vertete kishte probleme, ne prag te divorcimit.
    Piloti, kriminel safi, ka menduar, meqe martesa me Carolinen deshtoi, nuk mund ta ndreq, po e vras, marr pergjegjesine e vajzes dhe njekohesisht edhe trashegimine financiare te viktimes.
    Vetem nje gje eshte e sigurte:
    Ne rast se Caroline nuk do te kishte nje trashegimi financiare te madhe, piloti nuk do ta vriste, do te divorcohej.

    Nga ana tjeter, Croline, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj pilotit ne vazhdimesi, duke e ngarkuar me energji negative vazhdimisht.
    Ne keto raste, disa vrasin veten, disa vrasin dhunuesin, shumica divorcohen ose pranojne realitetin.
    Pak flitet per dhunen psikologjike, qe ushtrojne disa gra ndaj bashkeshorteve.
    Caroline, nuk eshte treguar e zgjuar, nuk ka ditur te kuptoje se cdo gje e ka nje kufi.
    Perballe nje krimineli, ra viktime e sjelljes se saj aspak te justifikueshme.

    1. Veritas says:

      Shume interesant kendeveshtrimi jot dhe ka llogjik kjo qe thua…. vetem nje presion psikollogjik i madh nga femra drejt mashkullit ne kete rast mund te shpjegoj shkallitjen e ketij te fundit sidomos pasi kan lindur dhe nje femi.

      Do shtoja qe duket kjo britanikja tjeter gje kishte ne mendje dhe ndryshe i doli realiteti me babisin ose then ndryshe ishte pak e lastruar dhe nuk e kuptonte sa e rrezikshme eshte te ushtrosh presion psikollogjik ndaj nje mashkulli i cili dhe mund te shkalloj !

    2. Shtriga says:

      po flet per nje 20 vjecare…te mendosh qe kur ka ngel shtatzene ka qene dicka pak mbi 18…

  4. Keshtu eshte kur edukohesh ne kishe, dhe ta ve emrin prifti says:

    Seriali i par deshtoj vrasesit nuk ishin shqiptar.Tani fillon seriali i dyte fajin e ka viktima. Keshtu jane “greket” njerezit me te poshter ne planet. Pijanec, te pa bes, ndyrsira, pa moral. Te rritur ne kishe te “edukuar” ne kishe, kisha ua ve kisha ua heq. Popull dembel qe u mban europa me buke se ajo u krijoj duke u mar tokat shqiptareve duke vrar dhe prer shqiptar duke shkembyer popullsit krijoj ju ndyrsira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje