Zbulohet plani sekret i Trump për të dërguar të infektuar me Covid-19 në burgun e Guantanamo

22 Qershor 2021, 14:34Bota TEMA

Donald Trump ka qenë i gatshëm të dërgojë të infektuarit me Covid në burgun famëkeq të Guantanamo, burgu i të dyshuarve për terrorizëm. Ky lajm është bërë i ditur nga dy gazetarë të Washington Post, të cilët kanë treguar prova të reja të keqmenaxhimit të pandemisë nga Trump, sipas revistës Forbes.

Ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë  kanë diskutuar rreth mënyrës si të menaxhojnë pandeminë dhe si të trajtojnë rastet e të infektuarve me Covid-19 jashtë vendit, Trump ka pyetur disa nga anëtarët e stafit të tij nëse amerikanët mund të karantinoheshin  aty ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm.

Bashkëpunëtorët e tij janë shokuar nga ajo që kanë dëgjuar dhe u përpoqën të bindin Trump të ndryshonte mendim, duke i përmendur imazhin negativ që do të krijonte në botë nëse do të dërgonte qytetarët amerikanë në burgun famëkeq.

“Skenari i makthit: Reagimi i administratës së Trump ndaj Pandemisë që ndryshoi historinë”, është titulli i një librit të gazetarëve , bazuar në intervistat me rreth 180 persona, përfshirë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë shëndetësorë federalë, që pritet të dalë në treg më 29 qershor.

Përveç zbulimeve në lidhje me Guantanamo,  gjithashtu në libër tregohen ankesat e presidentit të 45-të në lidhje me testet e koronavirusit.

“Testet” më vrasin “.” Unë do të humbas zgjedhjet për shkak të testeve Covid, tha ai marsin e kaluar në një bisedë telefonike me ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë Alex Azar, sipas revistës Forbes.

2 komente në “Zbulohet plani sekret i Trump për të dërguar të infektuar me Covid-19 në burgun e Guantanamo”

  1. Xhejms says:

    Nqs ka qene I vertete ky operacion antinjerezor, orokuroria dhe gjykata e SHBA duhet te vihen ne veprim. Te marrim edhe ne shqipot shembull per te bere efikas shtetin e te drejtes.

  2. Erdogan says:

    Nuk ka rendesi zoti Xhejms se cfare mendon ti per veten por se cfare mendojne dhe cfare vleresime kane te tjeret per ty.
    Shqiperia p.sh njifet si vend me shumice myslimane.
    Cdo te thote kjo?
    Qe ky Pashallek i krijuar nga Vezire Pashallare Bejlere nuk kane lidhje Identitare,Historike,Tradite me nje vend te Lashte qe quhej Epir.
    Kjo besoj i thote te tera.
    Bile ky vend nuk eshte i cliruar akoma nga Turqia Strategjike.
    Kombi eshte i Shenjte dhe mbi Organizatat Fetare dhe Politike.
    Albania per fat te keq nuk e ka kete Nder dhe Dygnitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje