Rusia pretendon se qëlloi me bomba ndaj anijes britanike, Londra mohon incidentin

23 Qershor 2021, 21:30Bota TEMA

Mbretëria e Bashkuar mohon incidentin me Rusinë në Detin e Zi, në afërsi të Krimesë. Ministria e Mbrojtjes në Londër thotë se ushtria e Moskës nuk ka lëshuar të shtëna dhe bomba paralajmëruese ndaj destrojerit britanik.

Gjithashtu sqaroi se “anija e Marinës Mbretërore po kryente një kalim të pafajshëm përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Besojmë se rusët po zhvillonin një stërvitje me armë zjarri në Detin e Zi dhe i dhanë komunitetit detar një paralajmërim për aktivitetin e tyre. Nuk pati të shtëna të drejtuara ndaj HMSDefender dhe nuk njohim pretendimin që bomba u lëshuan në afërsi të tij.”, deklaroi Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Pretendimet e Rusisë janë kritikuar edhe nga Ukraina.

“Një provë e qartë e pozicionit të Ukrainës: Veprimet agresive dhe provokatore të Rusisë në Detin e Zi, pushtimi dhe militarizimi i Krimesë përbëjnë një kërcënim për Ukrainën dhe aleatët. Kemi nevojë për një bashkëpunim cilësor mes Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s në Detin e Zi.”, u shpreh ministri ukrainas i mbrojtjes.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes, e cituar nga mediat në Moskë, tha se anija britanike u largua nga ujrat territorialë menjëherë pas incidentit.

Gjithashtu pretendon se gjatë ballafaqimit ushtria ruse qëlloi me të shtëna paralajmëruese dhe me dy bomba për të larguar anijen luftarake britanike nga patrullimi afër Krimesë. Mediat ruse raportuan ndër të tjera se diplomatë të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Rusi janë thirrur nga Ministria e Mbrojtjes për sqarime.

2 komente në “Rusia pretendon se qëlloi me bomba ndaj anijes britanike, Londra mohon incidentin”

  1. Jon says:

    Tani e kupton Ukraina se cdo te thote agresion. Ne Maqedoni ndihmonte forcat Maqedonase qe te bombardonin Shqiptaret. Nje mesim tjeter qe skeni pune te bridhni neper bote te furnizoni me arme shtetet e tjera, se ju vjen prapa koke. Skeni per te gjetur qetesi deri sa ti kerkoni Shqiptareve ndjese.

  2. Laberia ime says:

    Sikur shume large ishte anija britanike..ruset jan ne shtepi te tyre, sikur nje anije ruse te kaloj prane brigjeve te anglise? cfare ndodh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje