Shkuan për të vrarë por u vetëvranë: Ç’ndodhi me ushtrinë e SHBA pas 11 Shtatorit

23 Qershor 2021, 22:40Bota TEMA

Më shumë se 30,000 ushtarë kryen vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Sipas një studimi nga Thomas Howard Suitt i Universitetit Brown në Rhode Island, dhe vlerësimin e të dhënave që ai mori nga Administrata e Veteranëve, numri i ushtarëve të vrarë në luftëra ka rënë ndjeshëm që nga viti 2007.

Sidoqoftë, numri i ushtarëve që kanë kryer vetëvrasje është rritur në vitet e fundit.

Trajnimi ushtarak, stresi, trauma

Hetimi zbuloi se pas sulmeve të 11 shtatorit, i cili hapi rrugën për pushtimin e Irakut dhe Afganistanit, kur SHBA filluan të ndiqnin një politikë të jashtme më agresive, 30,177 ushtarë u vetëvranë gjatë ose pas misionit.

Kërkimi tregoi se 7,057 ushtarë amerikanë u vranë në të njëjtën periudhë për shkak të luftës.

Ndër arsyet e dhëna për vetëvrasjet janë trajnimi intensiv ushtarak, stresi, trauma, qasja e vazhdueshme në armë dhe pamundësia për t’u përshtatur me jetën civile.

2 komente në “Shkuan për të vrarë por u vetëvranë: Ç’ndodhi me ushtrinë e SHBA pas 11 Shtatorit”

  1. GAZETARJA says:

    Cfare donit te thonit me kete ?? Nuk kishit ndonje materjal me interesant dhe me te dobishem per shqiptaret se ky qe na serviret ? . Deshet te mbushnit faqen , shume mire e bete , duke nxire nje faqe. Eshte shume e thelle kjo teme qe ju beni sikur e analizoni !

  2. Who says:

    Pse si do ti bejë leket bezosi e shoqni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje