Nga data 24 qershor, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Austrisë për çfarëdo arsye, përfshirë edhe turizëm.
Lajmin e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës në një status në rrjetet sociale, sipas së cilës shqiptarët duhet të jenë të pajisur me testin PCR të 72 orëve të fundit ose antigen të 48 orëve të fundit dhe certifikatë vaksinimi.
“Përpara udhëtimit duhet të jenë të pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, çertifikatë vaksinimi ose çertifikatë shërimi të lëshuar nga institucione të autorizuara”.
Sipas ministrisë, për shtetasit shqiptarë.Nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance”.