Një tjetër zbulim horrori trondit Kanadanë. Kombi indigjen thotë se gjeti 751 varre të pashënuara në oborrin e një ish-shkolle rezidenciale në Sëskatçeuan. Shumica prej eshtrave u përkasin fëmijëve indigjenë.
Organizata thotë se zbulimi është më domethënësi I ndodhur ndonjëherë në Kanada. Ai vjen disa javë pasi eshtrat e 215 fëmijëve u gjetën në një shkollë të ngjashme në British Columbia.
“Nuk kërkojmë keqardhje, por mirëkuptim”, tha kreu i Organizatës Indigjene, Cadmus Delorme.
Një hetim i thelluar u krye në vitin 2015 mbi “gjenocidin kulturor” në Kanada. Raporti dokumentoi abuzime të tmerrshme fizike, përdhunime, kequshqyerje dhe mizori të tjera ndaj më shumë se 150 mijë fëmijëve që ndoqën këto shkolla, të drejtuara kryesisht nga kisha e krishterë nga vitet 1840 deri në vitet 1990.
Populli autokton Indian eshte masakruar nga Anglo-Evriopjant dhe deri ne nje fare mase, shfarosja vazhdon edhe sot por ne forma te ndryshme. Tani ne vend te batanijave te helmura apo shkollave residencjale po vriten nga drogerat dhe alkoholi. Opioates (oxtcontin, hydrocodone, morphine apo methamfetamine, etj) e te gjitha llojeve vrasin cdo dite me dhjetra edhe ne mosha te vogla deri 10 vjeq – pa harruar se kane numrin ma te larte te vete-vrasjeve nga kushtet skandaloze. Vertet nga drograt vdesin edhe jo-Indjant por drogerat dhe alkoholi jane prezantuar nga Evropjant per te manipulauar dhe shfarosur. Te vjen keq.