Një skandal falsifikimi dokumentesh zyrtare është zbuluar në Prokurorinë e Lezhës.
Një vendim për pushim hetimi është prodhuar dy herë në harkun e 10 ditëve, herë me dijeninë e prokurorit të çështjes e herë pa dijeninë e tij. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një kallëzim penal nga kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, ndaj kancelares së Institucionit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, raporton Panorama.
Pas verifikimeve, Prokuroria ka vendosur më 27 maj të mos fillojë procedimit penal, pasi prokurori ka dalë në përfundimin se nuk janë konstatuar elementë të veprës penale për të cilat pretendonte kryegjyqtarja e Lezhës dhe vendimi ju është përcjell palëve. Por, 10 ditë më vonë, në 7 qershor, i njëjti vendim është prodhuar sërish dhe protokolluar nga Prokuroria, pa dijeninë e prokurorit të çështjes.
Këto veprime dyshohet se janë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në Gjykatë dhe një vendim i dytë i jepte mundësinë palës paditëse, në këtë rast kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari të bënte ankimim për mos fillimin e hetimit.
Në këto kushte, organi i akuzës ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Falsifikim dokumentesh” dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Sabri Kastrati. Në lidhje me këtë çështje janë marrë në pyetje punonjës të Prokurorisë dhe Gjykatës, pasi ka dyshime se këto veprime në shkelje të ligjit janë bërë në bashkëpunim.
I kontaktuar përmes telefonit, prokurori Sabri Kastrati bëri të ditur se po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura, por ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshirë në këtë skandal. Dokumentacioni i dalë nga Prokuroria, i cili ka mbërritur në Gjykatë, po analizohet dhe në funksion të hetimet.
Pritet të bëhet akti i ekspertimit, pasi ka dyshime se vendimi është falsifikuar. Ndërkohë, vendimi i Prokurorisë për mos fillimin e hetimeve ndaj kancelares është ankimuar në Gjykatën e Lezhës dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vazhdim nga gjyqtar, të cilët pritet të caktohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Prokurori ka marrë në pyetje punonjës të Prokurorisë dhe Gjykatës, pasi ka dyshimet se këto veprime në shkelje të ligjit janë bërë në bashkëpunim, me qëllim që t’i jepet mundësia kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari, që të bëjë ankimin kundër vendimit të Prokurorisë për mos fillimin e procedimit penal, ndaj kancelares së Gjykatës.
Nga ana e Prokurorisë ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshirë në këtë skandal që ka ndodhur brenda institucionit, por po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura.
Dalja e vendimit të dytë nga Prokuroria i ka dhënë afatet e nevojshme kryetares së Gjykatës së Lezhës Ornela Naqellari që të ankimojë vendimin e Prokurorisë për mos fillimin e hetimeve, ndaj kancelares dhe çështja është regjistruar dhe pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lezhës.
Keshtu ndodh kur i ashtuquajturi ‘ veting ‘ nis jo nga qeveria e Kryeministri e Presidenti e Parlamenti por me viktimat e sistemit dhe kur perqendrimi i vemendjes eshte me shume te gjyqtaret nderkohe qe prokuroret jane mafja reale ne bashkpunim me djajte e plepave.
–
lol
Albanistani ka ngel ne klase dhe akoma nen kontrollin e PPSH me ne krye djajte kamuniste qe ne vnd te ujit qe pine delet pijne shampanje pasi merakosen shume per bagetine qe i mban gjalle.
–
U harrua dhe Malokja 1ne krye te Prokurorise qe i sherbente sistemit ashtu si do ti sherbeje dhe qeverise dhe Rames.
Ornela eshte nje nder gjyqtaret me profesioniste qe ka shqiperia, e pakompromentueshme, e pashantazhueshme kur eshte puna te marre vendime ne baze te ligjit pavaresisht sa te forte apo te dobet jane palet perballe. Une kam patur nje rast konkret, ne nje kohe kur e kisha humbur shpresen qe do gjeja drejtesi, kjo gjyqtare beri drejtesi duke kundershtuar fort organin e akuzes te cilet vepronin te ndikuar, dhe kjo ka ndodhur duke mos patur asnje njohje apo nderhyrje nga ana ime (kjo ishte cudia me e madhe).
Uroj dhe shpresoj qe njerez te tille te kete sa me shume sistemi yne i drejtesise sepse ka vertet nevoje.
VS: Nuk gjykoj fare rastin konkret, kush shkel ligjin te pergjigjet para ligjit.