Thotë se i ngacmoi gruan, fqinji godet me thikë 57-vjeçarin në Vlorë

24 Qershor 2021, 12:17Kronika TEMA

Një sherr me thika ka ndodhur sot në Vlorë. Shtetasi me inicialet P.S është shoqëruar nga policia pasi dyshohet se ka goditur me thikë 57-vjeçarin F.P.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, teksa i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen ‘Pavarsia’, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore  autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari e ka akuzuar personin që plagosi me thikë, se i ka ngacmuar atij gruan.

2 komente në “Thotë se i ngacmoi gruan, fqinji godet me thikë 57-vjeçarin në Vlorë”

  1. Jon says:

    Rrace e dhunshme shume keta te jugut. e kane ne gen

  2. olsi says:

    o jon mos na ca ka..n , po te ngacmojne gruan tende,apo motren tende do shkosh do ti thuash , falimenderit, prandaj mos fol si k.r.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje