Po luante në ballkon tek shtëpia e gjyshit, 4-vjeçari bie nga kati i tretë: Sillet me urgjencë në Tiranë

23 Qershor 2021, 20:39Kronika TEMA

Një i mitur 4-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës, teksa ai ishte duke luajtur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku fëmija kishte shkuar në banesën e gjyshit të tij.

Si pasojë 4-vjeçari ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për  ndihmë mjekësore.

“Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike. Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar”, thotë policia.

1 komente në “Po luante në ballkon tek shtëpia e gjyshit, 4-vjeçari bie nga kati i tretë: Sillet me urgjencë në Tiranë”

  1. Moisi Golemi says:

    Sa pallate të bukura paska në Vërdovë të Pogradecit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje