Vrasja e Baboçit në Durrës, arrestohet pas 9 muajsh 27-vjeçari i shpallur në kërkim

23 Qershor 2021, 09:48Kronika TEMA

9 muaj pas vrasjes së 39-vjeçarit Armando Baboçi në Durrës, policia ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Anxhelo Boçi, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Boçi u përfshi në sherrin masiv që ndodhi më 18 Shtator 2021 në lagjen Nr.13 të Durrësit rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Në sherr u përfshinë të paktën 8 persona dhe nga sherri fillimisht me sende të forta e më pas me armë zjarri, mbetën të plagosur Armando Baboçi i cili ndërroi jetë më pas në spital, djali i tij Erald Gjini 19 vjeç dhe një person tjetër H.T. 23 vjeç.

Fillimisht dyshohet se konflikti ishte nxitur nga Erald Gjini, duke qëlluar me sende të forta një nga pjesëtarët e familjes Tatozi me të cilët kishin një konflikt të hershëm pronësie.

Fill pas kësaj në konflikt është përfshirë dhe i ati i 19-vjeçarit Armando Baboçi, i cili ka shkuar në ndihmë të së birit. Në atë kohë, policia ndaloi 6 persona të përfshirë në konflikt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje